Flash

Rama i ashpër me Metën: E ka derdhur kupën! Presidenti është i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi

Lapsi.al 8 July 2019
Rama i ashpër me Metën: E ka derdhur kupën! Presidenti

Kryeministri Edi Rama në seancën e posçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka folur me tone të ashpëra ndaj këtij të fundit. Sipas Ramës, Ilir Meta duhet hetuar deri në fund nga Parlamenti. Rama e quajti Metën si një njeri të strukur nga frika deri në palcë nga Drejtësia. Sipas Kryeministrit, Ilir Meta jo thjesht e ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë.

“Ilir Meta do të ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet të lejuar të gabojë më tutje. Ilir Meta i strukur nga drejtësia hakërryes edhe qesharak në marrëzinë e tij udhëhoqi me tre kalorësit e tjerë një betejë politike. Ne jemi të detyruar ta ndalojmë ilir Metën të gabojë më tej. Për ne dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishmi. Ilir Meta duhet hetuar deri në fund nga ky Kuvend. Në këtë pikë graviteti i Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë. Ilir Meta nuk është kundërshtari i qeverisë, ai sot është armiku i Kushtetutës. Nuk është më thjeshtë politikani i frikësuar deri në palcë nga Reforma në Drejtësi, ai sot është shëmbëlltyra e atyre që janë trembur nga Drejtësia. Ilir Meta është një kryetar shteti që i duket ambasada amerikane si njjë top ku ai do të vendosë gjoksin me kostum banje”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI