Flash

DETAJET/ Opozita proteston masivisht dhe paqësisht në Tiranë

Lapsi.al 8 July 2019
DETAJET/ Opozita proteston masivisht dhe paqësisht në Tiranë

Ka qenë paqësore protesta e 10-të kombëtare e opozitës në qendër të Tiranës. Ajo nisi para kryeministrisë me disa simbolika ku janë ironizuar zgjedhjet e 30 qershorit. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin vendosur kuti votimi të cilat janë mbushur me vota ku shkruhej “Rama ik”. Të tjerë të rinj kishin vendosur në gojë fasha të zeza me logon e ERTV për të simbolizuar censurën qeveritare. Një tjetër i ri ishte marrë me vete edhe 2 gomerë për të ironizuar trajtimin që qeveria i bën popullit. Rreth orës 21 në shesh kanë mbërritur edhe krerët e opzoitës, Basha e Kryemadhi.

Para protestuesve që ishin mbledhur në Bulevardin në qendër të Tiranës, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se 30 qershori ishte një referendum popullor kundër së keqes. Sipas tij, kjo datë është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.

“Me rezultatet që prodhoi 30 qershori, shqiptarët refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli - tha Basha, I cili vuri në dukje se 85 % e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës” – tha Basha.

Në fjalimin e tij para protestuesve tek kryeministria, kreu i PD-së i dërgoi edhe 2 sinjale kryeministrit Rama se nuk do të ketë zgjidhje të krizës bazuar në pazare dhe pa u dënuar ata që vodhën votat.

“Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit” – tha Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve nga protesta e opozitës të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci.

“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët. Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona” – tha Basha.

Protesta e opozitës vijoi me një marshim drejt parlamentit dhe më pas u mbyll në selinë e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI