Flash

Ledio Lako në postimin e Erion Isait: Falendero të paktën kolegët

Lapsi.al 8 July 2019
Ledio Lako në postimin e Erion Isait: Falendero të paktën

Falenderimi publik që Erjon Isai i dedikoi në Instagram Ardit Gjebresë, Altin Bashës dhe Bes Kallakut pasi u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë, nuk u prit aspak mirë nga Ledio Lako, aktori i “Portokalli” i njohur për rolin e Kapos.

 “E fillove mbarë që ditën e parë”, i shkruan ai në një koment në Instagram ku i vë në dukje se lista e tij e falenderimeve nuk duhet të mbarojë me Ardit Gjebrenë, Bes Kallakun, Altin Bashën, Agron Llakajn, Vangjel Kozmanë të cilët i ka vendosur në një kolazh fotosh për t’i falenderuar publikisht në Instagram.

Në komentin tashmë të fshirë, Ledio i shkruante:

“Bën mirë që falenderon dhe tregon mirënjohje! Por mendoj se ke akoma listë për të falenderuar. Ndoshta jo si vëllezër, por si kolegë. Gjithsesi, suksese në rrugën e re të “politikanit”. E fillove mbarë që ditën e parë”.

Erion Isai ia ktheu në një koment, duke i thënë:

“Lista vërtet është e gjatë. Mirënjohjen dhe falenderimin për gjithë “Portokallinë” e kam dhënë disa herë. Kjo s’bën asnjë nga kolegët më pak të rëndësishëm në jetën time.”

Që në fillimet e kandidaturës për kryesinë e bashkisë Kolonjë, Erion Isai ka hasur shumë kritika nga ana e atyre që e kishin njohur si aktor, se përse zgjodhi t’i hyjë politikës. Angazhimet e tij në institucionet shtetërore nuk janë për herë të parë pas këtyre zgjedhjeve, pasi përpara se të kandidonte Erion Isai ishte caktuar drejtor i Teatrit të Kukullave të Tiranës.

Të këshilluara

Ëndrra e Nicole Kidman së shpejti realitet

Ëndrra e Nicole Kidman së shpejti mund të bëhet realitet. Aktorja e famshme po planifikon të adoptojë një djalë me bashkëshortin Keith Urban. Çifti janë prindër...

19:08

Hailey dedikim Justin për 1 vjetorin e tyre

Hailey dhe Justin Bieber po përjetojnë periudhën më të ëmbël krah njëri-tjetrit dhe 1 viti pasi u martuan, gjërat mes tyre duket se janë më mirë se kurrë. Në di...

16:18

Hamilton shet avionin privat për qenin

Lewis Hamilton ka shitur avionin e tij privat që vlerësohet të kushtojë 25 milionë paund. Kampioni i Formula 1 e kishte blerë aeroplanin Bombardier Challenger 6...

15:58

Bale martohet në fshehtësi

Gareth Bale është martuar fshehurazi me dashurinë e tij të fëmijërisë. Ylli i Real Madrid u martua me Emma Rhys-Jones në prani të 60 familjarëve dhe miqve të...

15:49

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI