Flash

Gjykata e Fierit lë në burg policët e arrestuar për kultivim të kanabisit

Lapsi.al 8 July 2019
Gjykata e Fierit lë në burg policët e arrestuar për kultivim

Gjykata e Fierit lë në burg 2 policët , kryetarin e fshatit Cakran dhe 5 persona të tjerë, të cilët u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kultivim të lëndëve narkotike. Raportohet se arrestimet e punonjësve të policisë dhe 5 personave të tjerë u realizuan pas një hetimi të prokurorisë dhe policisë së Fierit.

Të akuzuarit kanë dalë para togave të zeza në orën 10:30 të paradites sot, ku nga avokatët e tyre është kërkuar jo “arrest me burg” por detyrim paraqitje por që nuk është pranuar nga organi i akuzës dhe i gjyqësorit Fier duke lënë në burg të akuzuarit për të vijuar me seanca të tjera deri në dhënien e vendimit.

Ngjarja

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit arrestojnë 2 punonjës policie dhe 5 shtetas të tjerë.

SHÇBA, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga Plani i Veprimit të MB për luftën kundër kultivimit të kanabisit, finalizuan me sukses operacionin “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprën penale “Shpërdorim detyre“ dhe “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 283 të Kodit Penal, hetim ky disa mujor në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 04.07.2019 për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasve:

G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier;

Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier;

B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier;

G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier.

Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre. Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë.

Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

Të arrestuarit:

Gramoz Behari

Zyhni Kapllanaj

Bardhyl Xhafa

Gramoz Musaraj

Isuf Musaraj

Armand Korcari

Feti Canaj

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI