Flash

Flet Basha: Rezultatet 30 qershorit folën kundër Ramës

Lapsi.al 8 July 2019
Flet Basha: Rezultatet 30 qershorit folën kundër Ramës

Para protestuesve që ishin mbledhur në Bulevardin në qendër të Tiranës, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se 30 qershori ishte një referendum popullor kundër së keqes. Sipas tij, kjo datë është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.

“Me rezultatet që prodhoi 30 qershori, shqiptarët refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve. 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës

Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli - tha Basha, i cili vuri në dukje se 85 % e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. 

"Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ”Ndal” qeverisë më të korruptuar të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është e njerëzve. Qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” - tha Basha në fjalën e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI