Flash

Berisha: Rama do bëjë 37 vite burg, kryengritja vazhdon

Lapsi.al 8 July 2019
Berisha: Rama do bëjë 37 vite burg, kryengritja vazhdon

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në protestën e opozitës tha për gazetarët se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është kryengritja popullore. Berisha tha më tej se Edi Rama për krimet e tij meriton të paktën 37 vite burg

“Rama rrëzohet vetëm me kryengritje. Edi Rama do të ketë si gjykim të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Do të ketë një 37 vjeçar në burg. Prandaj i bën të gjitha këto. Drejtësia e kryengritësve po afron. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë” – tha Berisha.

Ndërsa në një prononcim për Top Channel, Berisha u shpreh se kryengritja do të vazhdojë.

“Kryengritja do vazhdojë , deri në çlirim nga fshirja e narko-shtetit nga faqja e dheut. Ai arriti të rivendos monizmin , do zhbëjë 30 vitet e këtij vendi, në një kohë kur në specializimet e ndërkombëtarëve u tha se dekretet e Presidentit mund të vlerësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga narko-KQZ, narko kolegji i partisë, narko-parlamenti” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI