Ambasada e SHBA-së në Tiranë iu bën thirrje shtetasve amerikanë të qëndrojnë larg protestës që pritet të mbahet sot në mbrëmje nga opozita e bashkuar. Në njoftim, ambasada iu jep informacion shtetasve të saj se ku do të mbahet protesta duke i paralajmëruar se mund të jetë e dhunshme dhe se nuk dihet kohëzgjatja.
“Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Nuk dihet kohëzgjatja e kësaj demonstrate. Në protestat e mëparshme ka pasur edhe akte dhune e ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur edhe autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Ambasada e SHBA-së i drejtohet bashkë kombasve të saj të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.