Flash

Zgjedhjet qendrore në Greqi, sondazhet favorizojnë Demokracinë e Re

Lapsi.al 5 July 2019
Zgjedhjet qendrore në Greqi, sondazhet favorizojnë Demokracinë e

Këtë të diel mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare në Greqi, në harkun kohor të një dekade.

Ndonëse pësoi dy humbje radhazi në zgjedhjet evropiane dhe ato lokale të fundmajit, kryeministri Alexis Tsipras, u kërkon qytetarëve një shans të ri për të qeverisur, duke theksuar në takimet elektorale se tashmë është “i lirë nga kreditorët e huaj”.

“Ky miting i sotëm çon një mesazh të përmbysjes së rezultatit në të gjithë Greqinë. Le të mos nxitohen të kthehen princërit në fronin e tyre. Populli grek nuk e ka thënë ende fjalën e tij të fundit.”- tha Tsipras . Nga ana tjetër, nisur nga siguria për fitoren, rivali i tij konservator, Kyriakos Mitsotakis , premton investime të reja, taksa më të ulta, paga më të mira dhe përforcim të rendit publik. “Ju kërkoj të më jepni fuqinë që t’i shërbej vendit tim, të bashkoj grekët dhe të qeveris me efikasitet me armën e fuqishme të së vërtetës!”- është shprehur, lideri i “Demokracia e Re”.

Analistët e demoskopëve vlerësojnë se rol kryesor në këto zgjedhje do të luajë vota e shtresës së mesme, e ndikuar në mënyrë të veçantë në vitet e gjata të krizës. Megjithatë, edhe pse “SYRIZA” ka zbatuar disa masa benefitare për shtresat në nevojë, ka një probabilitet të ulët për përmbysjen e rezultatit të pritshëm.

Konservatorët e “Demokracia e Re” po përpiqen të sigurojnë përqindje sa më të madhe votash, me qëllim që të sigurojnë shumicën parlamentare, për të mundur të formojnë rrjedhimisht një qeveri pa partner koalicioni. Në të kundërt, vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI