Flash

Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me ndihmën e Euraliusit

Lapsi.al 5 July 2019
Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me

Skema e zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme (e cila u bë një vit e gjysëm në detyrë), Arta Marku po tenton të thellohet në mënyrë skandaloze edhe për të ngritur gjykatën e lartë. Për këtë po përdoret në mënyrën më të ndyrë të mundshme sërish projekti i Euraliusit, të cilit i është kërkuar një opinion ligjor, se si mund të përshpejtohen hapat për të zgjedhur gjykatës të lartë të përkohshëm. Dhe në dokumentin konfidencial që Lapsi.al ka arritur të sigurojë, lexohet qartë që Euralius i ka hapur dritën jeshile këtij skandali.

Duke qenë se GJ L është jashtë funksionimit se ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte, dy ekpertët e Euralius, Grzegorz Borkowski, Klodian Rado rekomandojnë:

“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë”.

Sklema e delegimit përdoret në sistemin gjyqësor për të transferuar përkohesisht nga një gjykatë e së njëjtës shkallë në një tjetër për nevoja të përkohshme. Por Kur vjen fjala për Gjykatën e Lartë, reforma në drejtësi e ka shprehur qartë si bëhet emërimi 9 vjeçar i gjyqtarëve.

Neni 136/1 i Kushtetutës e shkruan qartë se “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi”. Ai parashikon gjithashtu se nëse presidenti refuzon apo nuk shprehet ata e marin detyrën automatikisht.

Por nga afati 9 vjeçar, për shkak se Edi Ramës i duhet me urgjencë, tani, për një GJL funksionale Euralius ka rekomanduar plotësimin e saj të përkohshëm me gjyqtarë që mund të zgjasin nga 9 ditë deri në 9 javë ose aq kohë sa i duhet politikës. Sipas kësaj skeme të mbrapshtë, pushteti zgjidh ndonjë punë që ka me ndonjë proces në Gjykatën e Lartë, e përdor atë për të plotësuar 3 gjyqtarët që duhet të çojë në Kushtetuese (3 të tjerë i zgjedh parlamenti dhe 3 presidenti / shih shkrimin poshtë) që do të shqyrtoje shkarkimin e Metës dhe dekretet e tij për 30 qershorin dhe pastaj në daç i largon këta gjykatës me qera, në daç ua zgjat mandatin ashtu sikurse po bën me Arta Markun.

Lexo më tej:

Si po manipulon Rama me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Ky është skandali i fundit që po përgatitet në kuadrin e historisë së madhe të suksesit të reformës në drejtësi, ku për nevojat e një pushtetii autoritarist dhe monopartiak, po përdoret një projekt si ai i Euraliusit, që po shitet në Shqipëri si një organ mbi Parlamentin dhe mbi Gjykatën Kushtetuese.

©Lapsi.al

 

Dokumenti i plotë

Të këshilluara

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha q...

16:09

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI