Flash

FOTO/ Shitet 5.2 milionë € koka e faraonit Tutankamun, tërbohet Egjipti

Lapsi.al 5 July 2019
FOTO/ Shitet 5.2 milionë € koka e faraonit Tutankamun, tërbohet

U shit në ankand për 5.2 milion euro koka e një statuje të faraonit Tutankhamon, që i takon 3000 viteve më parë. Kajro i kishte kërkuar shtëpisë së ankandeve londineze Christie’s të anulonte shitjen, duke thënë që vepra ishte vjedhur nga tempulli i Luxor në vitet 70-të. Një kërkesë e tillë nga shtëpia e ankandeve është justifikuar me publikimin e një liste të pronarëve të fundit’ duke u mbrojtur me faktin ‘se ky objekt nuk kishte qenë kurrë në qendër të hetimeve’

Origjina

Koka, e gjatë vetëm 28 centimetra, me kuarc ngjyrë kafe, përfaqëson faraonin- e ri, i ngjashëm me zotin Amon, ekuivalent me zotin grek Zeus në besimin egjiptian. Vepra, fillimisht e vlerësuar rreth 4 milion e gjysmë euro, është blerë nga një pronar i ri, identiteti i të cilit ka mbetur anonim, për 5.2 milionë euro.

Polemikat

Vepra e tre mijë viteve më parë është ende një objekt polemikash mes qeverisë së Kajros dhe shtëpisë londineze të ankandeve. Sekretari i përgjithshëm i këshillit suprem të antikitetin egjiptian Mustafa Waziri, ka njoftuar që Egjipti do të ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje.

Résultat de recherche d'images pour "Toutankhamon head"

Ministri i Jashtëm egjiptian kishte kërcënuar se do të ndërhynte, duke i kërkuar Christie’s të tregojë dokumentet që tregojnë legjitimitetit e pronës së kokës, që vinte nga një koleksion i njohur privat i objekteve egjiptiane, Resandro Collection, pas shitjeve nën dorë në bëra në mes të viteve ‘70 dhe ‘80.

Kajro kishte njoftuar që kishte përfshirë edhe autoritetet britanike dhe Unescon “për të ndaluar procedurën e shitjes” së këtij objekti dhe të objekteve të tjerave, që sipas një ligji të 1983 janë pronë e shtetin egjiptian. Pavarësisht të gjithave polemikave aktualisht vepra e artit është në duart e blerësit të ri.

Résultat de recherche d'images pour "Toutankhamon head"

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI