Flash

Berisha u përgjigjet ambasadorëve: Na çoni në gjykatë pasi kemi vdekur

Lapsi.al 4 July 2019
Berisha u përgjigjet ambasadorëve: Na çoni në gjykatë
Sali Berisha shprehet në mbështetje të plotë të sjelljes së opozitës para, gjatë dhe tani pas 30 qershorit. Duke i quajtur zgjedhje moniste të dënuara me vdekje, Berisha sulmoi edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj këtyre zgjedhjeve, përkatësisht qëndrimin e ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe të ambasadës amerikane në Tiranë si, sulmoi reformën në drejtësi dhë mbështeti dekretin e Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve. Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Ambasadori Soreca thirrje politikës shqiptare: Uluni urgjent në dialog! 

Zgjedhjet e 30 qershorit, reagon Ambasada Amerikane  Berisha ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me ndërkombëtarët, duke i cilësuar qesharake reagimet e tyre, sipas të cilëve pas 30 qershorit kush kundërshton rezultatin e zgjedhjeve të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. “Këta thonë ta pushkatojmë këtë njëherë pastaj ta çojmë në gjyq”, - tha ish kryeministri. “Shqiptarët kanë shumë të meta dhe defekte, por një gjë e kanë, që absolutisht kurrë sapunin për djath nuk e hanë. Ata që u thonë shqiptarëve që të gjykojë Gjykata Kushtetuese pasi është varrosur i dënuari, ata bëjnë një propozim qesharak.” – u shpreh Berisha, sipas të cilit OSBE/ OHDIR nuk duhet të kishte monitoruar këtë zgjedhje të paligjshme dhe monopartiake. "Do të më lejoni të them: Edhe misioni i ODHIR që e kryeson famozja Glover që njihet marrëdhëniet e mija më të, por tashmë unë jam tërhequr, edhe ajo me qartësi deklaroi se kto zgjedhje janë anti kushtetuese. ODHIR deklaroi se dekreti është në fuqi se ai nuk mund të sfidohet nga narko komisionerët në KQZ. Jo në Kolegjin elektoral. Por ODHIR tha se në dallim që ata u desh të bënin gjykatës KQZ dhe narko kolegjin,  Dekreti mund  te behet vetëm ne kushtetuese. Ndërkombëtar mendjendritur...ata thanë se Dekreti i Metës është në fuqi se ai sfidohet vetëm në kushtetues dhe me kte bënë zgjedhjet antikushtetuese, ndërsa ata që u përpoqën që të mbështesin kolegjin le tu mbetet brejtja e ndërgjegjes ku u anësuan në farsën elektorale. Narko komisioni i Denar Bibës, ODHIR  tha se e e beri kreative. ODHIR duhet të braktiste zgjedhjet moniste, nuk mund të vëzhogojë, zgjedhjet që janë në shkele me të drejtat e njeriut. Kurajo civile do të kishin po të thonin nuk do ti vëzhgojmë.”  Lexo më tej nga Lapsi.al:  Verdikti i Glover për 30 qershorin: “Pati zgjedhje, por me këto probleme”  Berisha deklaroi se me pseudoreformën, Soros i dha të gjitha pushtetet Edi Ramës që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. “Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia? Cila mafie në botë heton veten. nëse drejtësia do kishte hetuar, s’do ishte kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, deklaroi Berisha, i cili paralajmëroi vijimin e ‘kryengritjes popullore’ të opozitës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha q...

16:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI