Flash

Putin mban fjalën, nënshkruan ligjin për daljen e Rusisë nga Traktati bërthamor

Lapsi.al 3 July 2019
Putin mban fjalën, nënshkruan ligjin për daljen e Rusisë nga

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e vendit të tij në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Ky traktat i lidhur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë daton që prej Luftës së Ftohtë.

Ligji, që u mbështet nga legjislativi rus muajin e kaluar, u publikua në portalin qeveritar. Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor, që përbën shkelje të këtij pakti.

Nga ana tjetër, Moska i mohon akuzat dhe e fajëson për shkelje të marrëveshjes SHBA-në, që po ashtu hedh poshtë pretendimet. Traktati (INF) ka eliminuar një klasë të tërë raketash dhe ka ndaluar SHBA-të dhe Rusinë që të zhvillojnë dhe të prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.

 

Të këshilluara

E besuara e Merkel do të bëhet shefja e BE

Më në fund arrihet marrëveshja! Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, 60-vjeçarja e CDU, do të jetë kandidatja zyrtare për presidente të Kom...

19:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI