Flash

Mbledhja e kryesisë së PS/ Rama masakron Blendi Klosin

Lapsi.al 3 July 2019
Mbledhja e kryesisë së PS/ Rama masakron Blendi Klosin

Një skenar që po qarkullonte prej disa ditësh pranë gazetarësh sdhe pronarësh të mediave, i vënë në në zbatim nga njerëzit e Erion Veliajt dhe këshilltari mediatik i kryeministrit, është bërë sot publik nga vetë Edi Rama, në mbledhjen e mbyllur të kryesisë së PS.

Target i tij ka qenë ministri i turizmit Blendi Klosi. Rama e ka bërë anëtarin e tij të kabinetit për ujë të ftohtë duke i treguar foto dhe video, ku Klosi është kapur nga policia politike e rilindjes, në flagrancë, duke pirë kafe me Fahri Balliun. "Edhe njeriu më i përulur nuk do të kishte dashur të ishte në vendin e klosit sot" i tha Lapsi.al, një burim nga mbledhja.

Kreu i PS qe sa më shumë kohë kalon, aq më tepër  e bunkerizon PS, i ka kërkuar llogari Blendi Klosit, se përse ai flirton me armiqtë e Partisë dhe me njerëzit që duan dëbimin e tij.

Natyrisht Rama e ka shfrytëzuar videon dhe fotot e kafes me Fahri Balliun për të dhënë mesazhe se të gjitha linjat e komunikimit të qeverisë me njerëzit e Metës dhe të Berishës tashmë janë prerë.

Por, një anëtar i kryesisë, që është në forumet e PS që në ditët e para, e komentoi këtë ngjarje për Lapsi.al si një revansh të sketit të rilindjes për të goditur këdo që i përket PS-së së vjetër.

Ndonëse ky version është pak i besueshëm, pasi Klosi ka qenë gjithnjë një besnik i kryetarit, versioni më i mundshëm i kësaj goditjeje të ashpër ndofta lidhet me luftën e klaneve brenda selisë mavi.

Duke e ditur se kur bëri ndryshimet e fundit në qeveri, Rama i la Blendi Klosit, Ogerta Manastirliut dhe Etilda Gjonit edhe gjashtë muaj kohë provë, kjo mund të interprtohet si një goditje pas shpine, në skadim të këtij afati, prej atyre që duan të vënë njerëzit e tyre në Ministrin e Turizmit.

Dhe fakti se klani i Veliajt, që është përpjekur ta infiltrojë vidion edhe në media, mund ta ketë çuar këtë spiunim të polisicë politike deri tek Rama. Dhe pastaj lideri që "mbretëron" mbi grupet e ka përdorur atë për të dhënë sinjalin se urat me tipa si Fahri Balliu, mesazherë të Metës dhe Berishës, janë prerë njëherë e mirë.

Dhe i gjithë rebeshi ka rënë mbi Blend Klosin e ngratë, në vend të të cilit, asnjë socialist nuk do kishte dashur të ishte sot.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Koment/ Gafa e Metës me Sorosin dhe Orbanin!

Në komentet e gjëra që bëri për këdo dhe për gjithçka, Ilir Meta doli shpesh nga petku presidencial, jo me kostum banje si të dielën e votimeve, por nga gjuha q...

16:09

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI