Flash

BILD: Fitorja e saj për Gjermaninë, humbje për Europën

Lapsi.al 3 July 2019
BILD: Fitorja e saj për Gjermaninë, humbje për Europën

Gjermanët duhet të ishin të gëzuar se një grua nga vendi i tyre do të marrë postin më të rëndësishëm në BE. Por ata po e kritikojnë kandidaturën e Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian si një marrëveshje kulisash. Sipas tyre, Von der Leyen u zgjodh pa garë. Ja çfarë shkruan gazeta BILD

Kushdo që ka menduar vazhdimisht se BE është një përbindësh eurokratësh, plot me struktura të paqëndrueshme dhe me kulisa, e ka konfirmuar këtë gjë nga pokeri për postet kryesore në Bruksel.

Premtimi ishte për një kandidat, që do i jepte Europës së bashkuar një fytyrë si president i Komisionit Europian. Socialisti Frans Timmermans dhe konservatori i PPE, Manfred Weber, hynë në një duel të ndershëm, udhëtuan pothuajse në të gjithë kontintentin dhe nxitën pjesëmarrje zgjedhore në nivele të kënaqshme.

Rezultati: Posti kryesor në Bruksel do i shkojë Ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU), e cila nuk ishte farë në zgjedhje. Weber është plotësisht jashtë garës, edhe pse ai i ka fituar në mënyrë të qartë zgjedhjet, dhe Timmermans pritet të marrë një post komisioneri si ngushëllim.

Sikur të mos mjaftonte ky gabim që u bë me bilardon për postet, na u tha fillimisht se humbësi Timmermans mund të merrte edhe postin e fituesit. Zgjedhjet? Për çfarë na duhen? Në fund të fundit, gjithkush do të marrë atë post, derisa të kënaqen lojtarët e mëdhenj, Macron dhe Merkel.

Është e vështirë të mendosh tani se do jetë vërtet presidenti i Komisionit Europian, i cili do të krijojë vetë ekipin e tij, të cilit do i besojë në të ardhmen.

Çka na sjell në një tallje të çuditshme edhe me vetë Këshillin e BE-së: Kancelarja Angela Merkel, 64 vjeç (CDU), po vlerësohet si fitimtarja e fuqishme, pasi ia ka dalë të vendosë një gjermane në krye të Komisionit në Europë. Në të vërtetë Merkel ishte e spostuara; fituesi i zgjedhjeve, Manfred Weber nuk mund të marrë postin, madje ajo ishte e gatshme që të pranonte humbësin e zgjedhjeve Timmermans si fitues, duke nënvlerësuar plotësisht revoltën që do shpërthente brenda familjes partiake, çka ndoshta e detyroi ‘të nxirrte nga kapelja’ kandidaturën e Leyen.

Fitorja e saj për Gjermaninë është në fakt një humbje për Europën!

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI