Flash

BE në ngërç institucional, dështon Samiti për zgjedhjen e liderëve të rinj evropianë

Lapsi.al 2 July 2019
BE në ngërç institucional, dështon Samiti për

Asnjë prej blloqeve të krijuara nuk ka qenë i gatshëm të hiqte dorë nga kandidatët e vet. Pjesëmarrësit dolën të lodhur nga bisedimet 16 orëshe dhe as një periudhe e tillë kohore nuk i mjaftoi presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të bllokut të gjenin zgjidhje për emerimet në postet më të rëndësishme në Bashkimin Europian.

Kryetari i Këshillit të BE, Donald Tusk, e shpalli samitin të dështuar, pasi as negociatat kokë më kokë me krerët e disa vendeve më të rëndësishme të bllokut, nuk prodhuan asnjë rezultat. Samiti do të vazhdojë punimet të martën në orën 11.

Kampet kryesore të partive më të mëdha nuk ishin të gatshme për kompromis, deklaroi Tusk në një konferencë shtypi pas dështimit të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet e Vishegradit – Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia së bashku me Italinë kanë kundërshtuar kandidaturën e holandezit, Frans Timmermans për postin e kreut të Komisionit Europian, me argumentin se është tepër i majtë dhe i fokusuar tek kritikat ndaj mangësive juridike në Hungari dhe Poloni.

Orban nuk e ka mbështetur kandidatin e PPE-së, Manfred Ëeber (CSU). Merkel e pranoi se njerëzit janë të lodhur me ecejaket dhe mosmarrëveshjet në BE, por theksoi se hapat që do të hidhen lipset të mendohen mirë, sepse me këto vendime duhet të jetohet në pesë vitet e ardhshme./DË

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI