Flash

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Lapsi.al 2 July 2019
Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës
Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur. Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegien e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të refuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë. Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje, e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të dielë, shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i refuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapën përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh. Lexo më tej: Verdikti i Glover për 30 qershorin: “Pati zgjedhje, por me këto probleme” Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korrespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirëqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur t'i pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik. Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëparshme. Po a duhet konsideruar kjo një fitore? E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një ngushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste- ato votime që OSBE- ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes- duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do t'i bindej liderëve të tij. Për javë e javë me radhë, Edi Rama propagandoi se edhe ata që nuk e donin atë, edhe ata që kërkonin ta largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun. Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund t'i mbante peng për tekat e një grushti njerëzish. 30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por refuzimi që iu bë këtij regjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së. Prandaj edhe sikur ta marrim të mirëqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mirë, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër. Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe t'i postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorrën duke duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgaravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Si u tallën me Veliajn ata që i çuan me forcë në votime (shikoni fotot)

Të gjithë së bashku, secili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentat mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto "zgjedhje" i kërkonte Amerika. Ata i refuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë, që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun. Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe refuzmimin ndaj TiRamisë. Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demostruan se “iu ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara. ©Lapsi.al   

Analiza/ Andi Bushati: Çfarë po feston Edi Rama?

Të këshilluara

Çfarë po feston Edi Rama?

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qersho...

09:16

Pse sot kam vendosur të mos hesht më

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe v...

09:56

Tre interpretime për datën e re të Metës

Shpallja e një dekreti tjetër presidencial për 13 tetorin, si data e re e zgjedhjeve lokale, megjithëse faktikisht do të injorohet nga shumica parlamentare, ka ...

18:45

Albania 2019 'Reset Factory'

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucio...

14:20

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

15:30

Pse i thanë ndal negociatave me Shqipërinë?

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve t...

10:15

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI