Flash

Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel pozitivë me PS

Lapsi.al 1 July 2019
Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel

Raporti paraprak për zgjedhjet i ka dhënë një shuplakë të fortë mediave shqiptare, mënyrës se si ato pasqyrojnë realitetin dhe sidomos pronarëve të tyre që për interesat ekonomike anojnë hapur politikisht. "Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Ajo shtoi me gojën e saj se interesat e pronarëve që mbrojnë njërin krah politik ndërhyjnë në redaksi duke shkatëruar politikat e pavarura editoriale. Ndërsa në raportin e shkruar ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, thuhet se në edicionet e lajmeve në të gjitha mediat e monitoruara, PS-ja siguroi midis 29 dhe 34 % të hapësirës informative, ndërsa PD-ja qendon në kufirin midis 20 dhe 26 % të këtij mbulimi.

Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj: “Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.”- shkruhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.

Në fakt në këtë konstatim nuk ka asnjë surprizë. të gjithë e dijnë se kujt i shërbejnë televizionet e mëdha. Por ky 'lajm" ka vlerë vetëm se vihet në gojën e OSBE ODHIR.

©lapsi.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI