Flash

Përplasja/ Rama: Marrëveshje me opozitën. Basha: Votimet, nul

Lapsi.al 1 July 2019
Përplasja/ Rama: Marrëveshje me opozitën. Basha: Votimet, nul

Kryeministri Edi Rama doli triumfator në deklaratën e parë publike pas mbylljes së votimeve të 30 qershorit. Mesazhi më i rëndësishëm në një fjalim të gjatë nga selia e PS-së dhe i mbuluar nga djersët Rama e dha për opozitën të cilës i tregoi “shkopin dhe karrotën”. Kreu i qeverisë tha se 30 qershori ishte mësim për rrugën që kishte ndjekur opozita me bojkot, protesta dhe djegie mandatesh.

“Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë " - tha Rama që më pas i shtriu dorën e bashkëpunimit, megjithëse këmbënguli se nuk do të ikë.

“Nuk iki, megjithëse e di sesa shumëfish më shumë se sot është sfida e shlyerjes së tij nëse nuk fillojmë të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t'u angazhuar të gjithë për celjen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare" - tha ai.

Por nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se këto zgjedhje ishin një tregues se si shqiptarët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama.

"Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017” – tha Basha që shtoi se edhe në këto votime pati manipulime.

“Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakterizuan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktuara, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administratës shtetërore, votime të shumëfishta nga i njëjti person mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda” – tha Basha që e konsideroi procesin nul dhe të paligjshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI