Flash

Lufta në Jemen/ 7500 fëmijë kanë humbur jetën

Lapsi.al 1 July 2019
Lufta në Jemen/ 7500 fëmijë kanë humbur jetën

Prej fillimit të konfliktit në vitin 2013 e këtej në Jemen nga sulmet ajrore, bombardimet, luftimet, sulmet kamikazë, minat ose nga mjetet tjera shpërthyese kanë humbur jetën ose janë plagosur mbi 7 mijë e 500 fëmijë.

TRT shkruan se në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres thuhet se në këto 5 vite e gjysmë të konflikteve në Jemen kanë humbur jetën ose janë plagosur mbi 7 mijë e 500 fëmijë.

“Në periudhën mes 1 prilli 2013-31 dhjetor 2018 në Jemen u jetuan shkelje të rënda ndaj fëmijëve, në krye të të cilave janë vrasjet dhe plagosjet e tyre, ndërkaq gjatë kësaj periudhe 3 mijë e 34 fëmijë janë përdorur në luftime nga huthitë dhe qeveria”, thuhet në raport.

Në Jemen gjithashtu janë arrestuar 340 fëmijë meshkuj me arsyetim të lidhjes së tyre me ndonjërën prej palëve në konflikt, ndërsa janë konfirmuar vetëm 11 raste të përdhunimit, për shkak se shumica e rasteve nuk janë u raportuan.

Gjithashtu në raportin e OKB-së theksohet se gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë është rritur shumë numri i fëmijëve të cilët kanë mbetur pa ndihma humanitare, ku janë konfirmuar 828 raste, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht ose janë rrënuar 345 shkolla dhe se 258 shkolla përdoren për qëllime ushtarake.

Huthitë, të cilët ndërmorën një grushtet ndaj udhëheqjes legjitime në Jemen, prej shtatorit 2014 mbajnë nën kontroll disa zona të vendit me në krye kryeqytetin Sana. Prej marsit 2015 e këtej forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështesin forcat e qeverisë kundër huthive.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI