Flash

Fillon paniku për manipulimin e shifrave. Justifikimet e para

Lapsi.al 1 July 2019
Fillon paniku për manipulimin e shifrave. Justifikimet e para
Mosrakordimet skandaloze që po vërehen ngado, midis pjesmarrësve në votim dhe fletëve që kanë dalë brenda në kuti, kanë shkaktuar panik në radhët e ushtarëve të rilindjes. Zëdhënësia e KQZ,  (Drilona Hoxhaj, poshtë) është nxjerrë sot urgjentisht përpara publikut për të thënë se këto mospërputhje vijnë si rezultat i gabimeve në llogaritje që KQZ ka bërë nga nxitimi për të informuar sa më parë publikun. “Në dilemën për të mos dhënë informacion apo për të dhënë informacion paraprak, KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar por pa pretenduar saktësi absolute”, tha ajo.  Por kreu i KQZ, Klement Zguri, që është minorancë në Komision, nuk e sheh me kaq lehtesi këtë mospërputhje: “Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë në votim, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull këto shifra duhet të korrespondojnë. Nëse shifrat janë kontradiktore, ky mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se ç’ka ndodhur në rastin konkret kjo do të zbulohet nga hetimi", ka thënë ai. Pikërisht, si pasojë e këtyre anomalive, pretendohet se psh në bashkinë e Urës Vajgurore dolën 2 mijë vota tepër. Image result for zedhenesja e kqz Deri tani, në njëmbëdhjetë bashki votat e atyre që kanë marrë pjesë nuk përputhen me votat e numëruara në kuti pasi këto të dytat janë më shumë. Kjo e ka bërë opozitën të akuzojë se votat janë shtuar në kuti pas orës 19 00, kur u pa se zgjedhësit i kishin bojkotuar votimet. Lexo më tej: Plas gallata / Bashkitë ku ka më shumë vota në kuti sesa votues Pikërisht shifrat qesharake, ku diferenca e thellë prej 800 votash mbetet e pashpjegueshme, e shtynë sot kryebashkiaken e Urës Vajgurore të fliste për mikrofonin e A2/ CNN. Juliana Mema (foto poshtë duke folur per A2) deklaroi se ajo nuk kishte shtuar asnjë votë në kuti dhe se kjo do të kish qenë një turpërim për zgjedhësit e saj. Por kur u pyet për mosrakordimin, ajo tha se nuk i takonte asaj por KZAZ të shpjegohej dhe se ajo nuk ishte kompetente për t'u përgjigjur për këtë.

Meta publikon VIDEO-n: Shikoni si manipulohet vota

Pra deri më tani mbetet në fuqi vetëm justifikimi i zëdhënëses që KQZ-së se herën e parë kur foli, mbrëmë në darkë pas orës 19, KQZ "nga nxitimi" nuk kishte thënë të vërtetën dhe se ajo që duhet besuar është shifra e tanishme kur gjithçka është rakorduar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI