Flash

Çfarë po feston Edi Rama?

Lapsi.al 1 July 2019
Çfarë po feston Edi Rama?

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervashkatërruese, Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar.

Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qershorit, përkundrejt kërcënimit se do t'ia prishnin ato.

Ai, që sot e tutje, ka në dorë të gjithë pushtetin lokal, pasi mbretëron prej katër muajsh në një parlament një ngjyrësh.

Ai mund të mburret se nuk përkulet para asnjë lloj shantazhi dhe se i shmangu vendit precedentin e kërcënimit me mospjesmarrje në zgjedhje.

Ai mumd të përkëdhelë egon e vet, kur mendon se arriti të ndërtojë koalicionin më të pamundshëm ndonjëherë në histori, atë mes një partie politike, shtetit të vënë në shërbim të saj, botës së krimit dhe faktorit ndërkombëtar, që u renditën së bashku në njërën anë të llogores.

Natyrisht, për këto, ai ka të gjitha të drejtat e botës të thërrasë: "Fitoreeeeee".

Por, triumfi i tij është një nga ato beteja të cilave nuk ke çfarë i feston.

Sepse, pavarësisht shifrave zyrtare (ku pjestarët e organizatës janë edhe votues edhe komisionerë edhe numërues edhe vëzhgues), ai provoi se sundon si pakicë në këtë vend.

Sepse, duke shtrirë në Shqipëri modelin e partisë ku mbretëron, ai organizoi një ndeshje pa garë dhe pa rivalë.

Sepse ai shpalosi, në sytë e të gjithëve, një lloj shteti që do ta kishin zili edhe despotët më të mëdhenj të planetit, ku KQZ nuk pyet për dekretet presidenciale, ku policia i bindet vetëm urdhërit politik, ku Idajet Beqiri peshon më shumë se Gjykata Kushtetuese dhe ku zgjedhjet përfundojnë si gjithmonë me një "tërmet" të sigurtë.

Sepse ai, këtë 30 qershor, e mbylli ciklin e kapjes së gjithçkaje, që nga parlamenti monist, pushteti lokal, prokuroria, shërbimi sekret dhe presidenca, me të cilën, nga që se komandon dot, sillet sikur të mos ishte.

Pra, në këtë kuptim, beteja e Edi Ramës është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot. Pasi ajo nuk ishte një lojë që përfundoi duke zbatuar rregullat, por duke i shaktërruar ato. Pasi ajo nuk qe një ngadhënjim brenda sistemit demokratik, por përpjekja e fundit për ta shembur atë.

Si e tillë, kjo fitore mbart mbi vete të gjitha risqet që mund të sjellë kapërcimi nga demokracia drejt regjimit. Ajo vërtet mund të prodhojë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, një lider të fortë dhe të pakundërshtueshëm. Ajo mund përbëjë shtratin që Edi Rama ka ëndërruar gjithnjë për të përkundur ëndrrat e tij, atë ku ai është edhe profeti edhe polici edhe artisti edhe gardiani edhe bamirësi edhe xhelati edhe sundimtari edhe rebeli.

Por, ashtu si tiranët që shemben veçse prej peshës së tyre, cikli që ka nisur prej të kësaj të diele, i ka hequr Edi Ramës mundësinë për të dalë nga loja me mënyrat elegante që të ofron pluralizmi.

Nga sot e tutje, ai do e ketë pothuajse të pamundur të largohet me zgjedhje, për të vazhduar atë jetën e tretë, që aq shumë e ka propaganduar, qoftë me Koçon në Vuno, apo qoftë me Zahon në Surrel.

Duke u sjellë si anormal në pushtet, duke demostruar një grykësi të pashoqe në ushtrimin e tij, ai i ka mohuar vetes nga një dalje normale nga skena.

Ashtu si ç'i ka marrë sot të gjitha, ai rrezikon nesër të humbasë gjithçka, qoftë edhe fizikisht.

Kjo është faza e re ku ka hyrë. Prandaj sado e madhe të duket fitorja e djeshme, ajo është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot, sepse para se të ndjellë triumf, ajo tenton të prodhojë makth.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse sot kam vendosur të mos hesht më

Çdo qelizë në trupin tonë ka një mandat të paracaktuar dhe jeton deri kur i vjen momenti për tu larguar. Mirëpo, ka disa qeliza që e refuzojnë këtë urdhër dhe v...

09:56

Tre interpretime për datën e re të Metës

Shpallja e një dekreti tjetër presidencial për 13 tetorin, si data e re e zgjedhjeve lokale, megjithëse faktikisht do të injorohet nga shumica parlamentare, ka ...

18:45

Albania 2019 'Reset Factory'

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucio...

14:20

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

15:30

Pse i thanë ndal negociatave me Shqipërinë?

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve t...

10:15

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI