Flash

Përvjetori i tretë i Brexit-it, Britania mbetet e ngërthyer në një kaos politik

Lapsi.al 29 June 2019
Përvjetori i tretë i Brexit-it, Britania mbetet e ngërthyer

Këtë javë shënohen tre vjet, qëkurse Britania mbajti referendumin ku u votua për çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian. Sipas ekspertëve politologë, dorëheqja e kryeministres Theresa May muajin e kaluar, ka rritur mjaft gjasat për një Brexit pa marrëveshje në tetor, teksa po i afrohet fundit edhe gara mes dy pretendentëve, ish-Sekretarit të Jashtëm Boris Johnson dhe kryediplomatit Jeremy Hunt, për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe për të përfituar për rrjedhojë edhe postin e kreut të qeverisë.

Tre vjetët e shkuar janë karakterizuar nga dy dorëheqje kryeministrash ( David Cameron që i parapriu May-it), një ekonomi e lëkundur dhe një shoqëri e përçarë. Britania mbetet ende në kaos dhe pa një prognozë të qartë për muajt pauses. “Pasoja më e rëndësishme e faktit që Brexit-i po merr kaq shumë kohë për t’u realizuar ka qenë shkatërrimi absolut i besimit në politikë”, shprehet Anand Menon nga “Programi Mbretëria e Bashkuar në një Evropë në Ndryshim”.

Favorit për postin e kryeminsitrit është Johnson, politikani i sprovuar, i cili ka ndjekur një kurs agresiv ndaj Bashkimit Evropian, dhe që këmbëngul se pavarësisht rrethanave, Britania do të shkëputet nga Unioni më 31 tetor. “Rruga më e mirë për t’i bindur miqtë dhe partnerët për seriozitetin tonë, në fund, kam frikë se do të jetë braktisja e disfatizmit dhe negativitetit që na ka përfshirë për një kohë kaq të gjatë dhe përgatitjet me seriozitet për një marrëveshje me Organizatën Botërore të Tregtisë ose për shkëputje pa marrëveshje.”- thotë Johnson.

Rivali i tij, Sekretari i jashtëm aktual Hunt, gjithashtu thotë se do të lejojë që Britania të shkëputet pa asnjë marrëveshje nëse BE qendron e palëkundur në marrëveshjen e negociuar me May-in.“Rreziku politik i mosrealizimit të Brexit-it nuk është shumë më i keq sesa rreziku ekonomik i shkëputjes pa marrëveshje, dhe në një situatë të tillë unë do të vendosja për shkëputje nga Bashkimi Evropian”- shprehet Hunt.

Mirëpo, apvarësisht se cili prej pretendentëve fiton, konservatorët ende nuk kanë shumicën në parlament, që është një tregues se kaosi politik në Britani nuk ka të ngjarë të tejkalohet në një të ardhme të afërt.

 

Të këshilluara

Trump në Japoni për Samitin e G20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti në Japoni për të marrë pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara G20. Presidenti amerikan pritet të mbajë ...

16:16

Rusia tërheq trupat nga Venezuela

Rusia tërhoqi ushtarakët e saj teknikë nga Venezuela duke i kthyer në Moskë këtë të mërkurë, njoftoi ambasada ruse në Karakas. “Avioni Il-62 që transporton t...

15:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI