Flash

Nora Istrefi: Përse nuk pi kafe me Tunën

Lapsi.al 29 June 2019
Nora Istrefi: Përse nuk pi kafe me Tunën

E ftuar mbrëmë në një intervistë për “Mirage”, Nora Istrefi nuk i shpëtoi dot pyetjeve për raportin me Tunën.

Si gjithnjë marrëdhënia me kunatën ngjall interes ndaj Nora tregoi mjaft gjëra interesante në lidhje me jetën e saj private.

Ndër të tjera, ajo u pyet edhe për debatin e bujshëm me Tunën, ku tha se ka shumë respekt për të, por kur u pyet se përse nuk del së paku për një kafe me të, këngëtarja dha përgjigje interesante.

“Po, sepse zihemi cila të paguajë kafen, kështu që më mirë nuk po dalim fare”, u shpreh ajo duke qeshur.

Edhe më herët ajo e ka sqaruar raportin e saj me Tunën dhe atë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa ka theksuar se nuk e sheh asnjëherë si armike.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

Të këshilluara

Ylli i Pretty Little Liars 6-muajshe shtatzanë

Ylli i serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell pak orë më parë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një lajm shumë të bukur. Nëpërmjet një fotoj...

11:43

Eva Longoria, në kopertinë me të birin

Një fotografi e 44 vjeçares u botua në kopertinën e botimit të revistës së prindërve, së bashku me djalin e saj të çmuar, njëvjeçar, Santiago.  Në faqet e boti...

17:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku