Flash

SHBA, BE dhe OSBE, "shuplakë" qeverisë: Të hetohet manipulimi i zgjedhjeve

Lapsi.al 28 June 2019
SHBA, BE dhe OSBE, "shuplakë" qeverisë: Të hetohet

Selitë e diplomacive më të mëdha diplomatike bënë deklarata të njëpasnjëshme këtë të premte për krizën politike në vend. E gjithë vëmendja u përqëndua në pjesën e deklaratave ku flitej për atë që do të ndodhë në 30 qërshor, por deklaratat patën edhe një pjesë të dytë e cila në përgjithësi u anashkalua. Aty flitej për përgjimet dhe denoncimet për blerte të votës.

Njëzëri faktori ndërkombëtar kërkoi hetim të menjëhershëm të këtyre denoncimeve të opozitës dhe gazetës gjeramen BILD për dosjet 339 dhe 184.

Në intervistën e sotme për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer u shpreh se “krimi elektoral meriton një hetim serioz”.

“Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze” – tha Palmer.

Në deklaratën e Ambasadës së Britanisë së Madhe thuhet se duhet të vijojnë hetimet për manipulim të votave.

“Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin” – thuhet në deklaratën e Britanisë së Madhe.

Gjermania bën gjithashtu një tjetër thirrje për hetime të këtyre akuzave.

“Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislacionit në fuqi” – thotë ambasadorja gjermane.

Drejtuesit e OSBE-së bënë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri, por edhe aty kërkohet dënim për shkeljet në zgjedhje.

“Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore” – thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Ndoshta për herë të parë vjen edhe kjo “shuplakë” për qeverinë e cila çështjen e përgjimeve e ka trajtuar si të dorës së dytë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakons...

16:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI