Flash

OKB: Një fëmijë emigrant vdes çdo ditë në botë

Lapsi.al 28 June 2019
OKB: Një fëmijë emigrant vdes çdo ditë në

Një fëmijë migrant ka vdekur gati çdo ditë gjatë katër vjetëve të fundit, në përpjekje për të gjetur siguri, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara, të publikuar të premten.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se së paku 32,000 migrantë në gjithë botën, përfshirë 1,600 fëmijë, kanë vdekur gjatë udhëtimeve të rrezikshme, në kërkim të kushteve më të mira për jetesë, qysh në vitin 2014.

“Fëmijët po vdesin në të gjitha rajonet e botës. Fëmijët nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh dhe ata përballen me rreziqe të tmerrshme”, tha Frank Laczko, udhëheqës i qendrës së analizës së të dhënave, pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.

Babai Me Femijen E MbyturRaporti vjen në kohën kur fotografia e një burri me vajzën e tij të vogël, që janë mbytur derisa kanë bërë përpjekje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zemërim global.

Sipas Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), pamja tronditëse e Oscar Alberto Martinezit, 25 vjeç, dhe e vajzës së tij 24-muajshe, Angie Valeria, ka hedhur dritë mbi gjendjen e 70 milionë njerëzve të zhvendosur me forcë.

Martinez dhe vajza e tij kanë udhëtuar nga El Salvadori për në Meksikë dhe janë mbytur duke kaluar lumin Rio Grande, në përpjekje për të hyrë dhe për të kërkuar azil në SHBA.

UNHCR-ja e ka krahasuar fotografinë e tyre me portretin e fëmijës sirian, Alan Kurdi, trupi i të cilit është gjetur në një plazh të Mesdheut, më 2015.

Të këshilluara

Trump në Japoni për Samitin e G20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti në Japoni për të marrë pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara G20. Presidenti amerikan pritet të mbajë ...

16:16

Rusia tërheq trupat nga Venezuela

Rusia tërhoqi ushtarakët e saj teknikë nga Venezuela duke i kthyer në Moskë këtë të mërkurë, njoftoi ambasada ruse në Karakas. “Avioni Il-62 që transporton t...

15:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI