Flash

Miss Serbia bën shqiponjën, mediat serbe kundër (VIDEO)

Lapsi.al 28 June 2019
Miss Serbia bën shqiponjën, mediat serbe kundër (VIDEO)

Një konkurs bukurie me titull Miss Freedom of the World u mbajt në Kosovë KU mblodhi përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota, ajo që tërhoqi vëmendjen më tepër nga të gjitha, Miss Serbia, Irina Jovanka. Përkundër të gjithë pritshmërive, përfaqësuesja e Serbisë ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Reagimi i medias serbe ka qenë i ashpër, duke e konsideruar me gërma të mëdha një SKANDAL veprimin e saj. “Madje nuk i erdhi keq as ta bënte simbolin me dy vajzat që përfaqësonin Shqipërinë dhe Kosovën, simbolin e Shqipërisë së madhe.”-shkruhet ndër të tjera në artikull. Ndërkohë, pronarja e agjencisë së modelingut nga ku u përzgjodh Irina, e konsideroi  gjestin një komplot. “Kompania ime gjithmonë ka qenë e ndërgjegjshme për interesin e kombit dhe të popullit tonë. Natyrisht, nuk kam asnjë lidhje me zgjedhjen e vajzës apo atij që e ka dërguar. Unë nuk jam i sigurt se ajo e di se çfarë po bën, por jam i sigurt se ata që e kanë dërguar dhe që kanë organizuar këtë zgjedhje e dinë mirë. Irina bëri shenjën e shqiponjës me duar gjatë sfilatës, madje edhe gjatë një interviste: Nuk u mjaftua me kaq, por vendosi të bënte edhe shqiponjën me përfaqësuesen e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë kompeticion. Videon këtij momenti, bjondja simpatike e ka publikuar edhe në llogarinë e saj personale në Instagram:    

Të këshilluara

Cardi B mohon akuzat në gjykatë

Cardi B i ka mohuar akuzat për një sherr në një klub striptizmi në New York vitin e kaluar. Ndaj reperes dhe dy anëtarë të ekipit të saj u ngritën 12 akuza p...

18:16

Flirti i Meghan me këngëtarin britanik

Sipas tabloidëve të njohur, Meghan Markle dhe këngëtari britanik, fitues i X Factor, Matt Cardle kanë pasur një flirtim në rrjetet sociale dhe madje një burim p...

18:13

Akuza seksuale ndaj sozisë së Messi-t

Një djalë i ri iranian i quajtur Reza Parastesh dhe ka një ngjashmëri të “frikshme” me futbollistin rgjentinas Lionel Messi . Ngjashmëria me Messin ka bërë që ...

15:48

Ndahet nga jeta babai i reperit

Babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers...

14:37

Rudina Dembacaj: Nuk do e falja Agron Llakaj

Ndonëse të gjithë menduan se largimi i saj nga 'Al Pazar' ishte i paqartë në fakt e ftuar në disa intervista, Rudina tregoi se arsyeja e largimit të saj ishte A...

13:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI