Flash

Joe dhe Sophie drejt altarit për herë të dytë

Lapsi.al 28 June 2019
Joe dhe Sophie drejt altarit për herë të dytë

Pak kohë më parë këngëtari i njohur i grupit ‘Jonas Brothers’, Joe, i dha fund beqarisë në një ceremoni mjaft private që u zhvillua në Las Vegas. Ai dhe e dashura  e tij celebruan dashurinë e tyre menjëherë pas përfundimit të ‘Billboard Music Awards’  dhe të pranishëm ishin vetëm pak persona.

Por për të gjithë ata që menduan se e lanë me aq, Joe dhe Sophie ju tregojnë se po shkojnë drejt altarit për herë të dytë dhe ceremonia do të jetë madhështore. Së fundmi ata janë fotografuar në Paris teksa po shijojnë ditët e fundit para martesës. Sophie është shfaqur mjaft seksi e veshur me një fustan të bardhë që i tregon linjat e saj perfekte, ndërsa Joe mbante të veshur një kostum të frymëzuar nga vitet 1990.

Aktorja 23-vjeçare dhe këngëtari 29-vjeçar duket se do të zhvillojnë dasmën e tyre këtë të djelë dhe ata kanë zgjedhur një nga vendet më romantike.

Dasma e tyre vjen disa muaj pasi vëllai i Joe, Nick celebroi dashurinë e tij me Priyanka Chopra.

Të këshilluara

Pamela publikon mesazhet me ish gruan e Rami

Nuk vonoi kundërpërgjigja nga Pamela pēr Rami e cila publikoi e-mailet e shkëmbyera me ish-partneren e tij, Sidonie Biemont e cila është dhe mamaja e dy fëmijëv...

15:46

Lady dhe Bradley, sërish bashkë në film

Pas suksesit të “A Star is Born”, ku Bradley Cooper dhe Lady Gaga, shkëlqyen aq shumë si një çift i një dashurie sa të madhe aq edhe jo funksionale, sa bënë që ...

14:29

Steven Adler plagos veten me thikë

Steven Adler u transportua në spitalin e Los Anxhelsit mbrëmjen e së enjtes pasi i kishte futur vetes thikën në stomak. Bateristi 54-vjeçar, tha policia për TMZ...

12:48

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI