Flash

Zv kryeministri italian Salvini: Shqipëria rrezikon përplasje civile të dielën (VIDEO)

Lapsi.al 27 June 2019
Zv kryeministri italian Salvini: Shqipëria rrezikon përplasje civile

Në një konferencë për mediat, numri dy i qeverisë italiane, njëkohësisht kreu i parisë më të madhe "Lega" dhe ministër i Brendshëm , Matteo Salvini deklaroi se të dielën Shqipëria rrezikon shumë pasi mund të shkohet edhe në një përplasje civile.

Natyrisht si një politikan ksenofob që ka kthyer në qendër të politikës dhe popullaritetit të tij pengimin e mbërritjes së emigrantëve të paligjshëm në gadishullin Apenin, Salvini e pa edhe çështjen Shqiptare në këtë prizëm. Ai e trajtoi rastin e "fqinjit përballë" krahas atyre të Libisë dhe të anijeve me emigrantë që kërkojnë të zbarkojnë në Lampeduza.

Por në paraqitjen e së mërkurës përballë gazetarëve ai zbuloi se ka biseduar me presidentin Meta për situatën. Ai shtoi se po kërkon që të komunikojë me të gjitha palët për të evituar një përplasje në Shqipëri.

"Kam biseduar edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një konflikt që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit.

Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë.

Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera’, tha sot Matteo Salvini gjatë deklaratës së tij." - u shpreh Salvini.

Nga ky prononcim kuptohen dy gjëra. E para se numri dy dhe njeriu i fortë i qeverisë italiane është informuar direkt nga presidenti Meta për atë që po ndodh në Shqipëri, pas me sa duket ky i fundit po realizon atë që u ka thënë edhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë gjatë një takimi në presidencë: se këtej e tutje ai do të komunikonte drejtëpërdrejt me kancelaritë dhe shefat e tyre.

E dyta, se pavarësisht faktit që Salvini shohet si delja e zezë e një BE-je tradicionale që përfaqësohet nga Merkel dhe Macron, ai flet në emër të shtetit italian, vend i cili ka qenë i shqetësuar gjithnjë për krizat shqiptare, sepse sa herë ato kanë ndodhur shqiptarët ia kanë behur brigjeve të Adriatikut. Prandaj edhe këtë radhë Salvini sa për propagandën e tij të brendëshme populiste po aq edhe për rrezikun e krizës shqiptare, ka evokuar kohët kur bridhet e Puglias u mbushën me anije emigrantësh.  

©Lapsi.al 

[video width="1636" height="894" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/salvini.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI