Flash

Hungaria nuk pranon të ekstradojë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 27 June 2019
Hungaria nuk pranon të ekstradojë Gruevskin në Maqedoninë e

Nikolla Gruevski nuk do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut. Ky është vendimi që ka marrë gjykata hungareze në Budapest, duke refuzuar kërkesën e Shkupit zyrtar për të ekstraduar ish-Kryeministrin maqedonas dhe ish-kryetarin e partisë VMRO-DMPNE.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave pas kërkesës së avokatëve të Gruevskit, gjykata argumentoi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradim, thonë burimet për Klan Macedonia.

Nikolla Gruevski u paraqit me pranga në duar mëngjesin e kësaj të enjteje pas urdhrit të lëshuar nga gjykata hungareze, e cila do të shqyrtonte kërkesën për ekstradim. Ish-Kryeministri mbante syze dhe kapele ngjyrë të zezë në Gjykatë.

Maqedonia e Veriut kërkon ekstradimin e Nikolla Gruevskit për të vuajtur dënimin me 2 vite burgim pasi është dënuar nga gjykata për blerjen e makinës së blinduar “Mercedes” në rastin e quajtur “Tanku”. Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në Nëntor të vitit 2018, duke kërkuar azil politik në Hungari.

Të këshilluara

Prag lufte?! Trump kërcënon me zhdukje Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikane” do të “përballet me një...

15:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI