Flash

30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase

Lapsi.al 27 June 2019
30 qershori, karikatura e fundit e demokracisë rilindase

Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqet t’i japë dorën e fundit, shërbeu ndër të tjera për të na treguar edhe njëherë se shumë prej rrëshqitjeve fatale të këtij vendi nuk kanë qenë rastësi. Kjo karikaturë e demokracisë shqiptare është në të njëjtën kohë edhe dëshmi e deformimit të adn-së tonë, që edhe përpara të keqes më të dukshme, arbitraritetit më të madh, abuzimit më skandaloz, jemi të gatshëm të mbyllim sytë herë të shtyrë nga interesi i ngushtë e herë të yshtur nga emocionet primitive të ndasive partiake.

Marshimi absurd, madje me flamuj, bori e mitingje, drejt një procesi elektoral pa konkurrencë politike, na rishfaqi edhe njëherë skenat e harruara të “intelektualëve” që në “emër të ligjit e të rendit” rreshtohen me zell në krah të pushtetit, ndërkohë që nuk bëzajnë sa herë pushteti përdhos ligjin dhe rendin.

Karikatura demokratike e Rilindjes, na kujtoi hipokrizinë e atyre që flasin për demokracinë si procedurë, por që gjithë këto javë nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për përdhunimin e thelbit të saj, që janë zgjedhjet e lira e të barabarta. Nëse demokracia është një tavolinë ku 5- 6 njerëz nën avujt e alkoolit vendosin si do ndahen votat, postet e vendet e punës, pasi i kanë bërë zgjedhjet si kanë dashur vetë dhe qindra mijëra të tjerë duhet t’i nënshtrohen këtij vullneti, atëherë vërtet që procedura e 30 qershorit qënka më e rëndësishme se reagimi për t’u çliruar nga një bandë që kontrollon gjithçka. Nëse kryeministri, ministrat, drejtuesit më të lartë të parlamentit, nuk e rruajnë për pasojat që prodhojnë tek miliona shqiptarë, atëherë lë t’i respektojmë deri në fund duke u dhënë edhe të drejtën të vetëzgjidhen.

Në emër të procedurës e të kushtetutës, të gjithë e panë se si ata që janë të gatshëm t’i nënshtrohen pushtetit apo të bëjnë kompromise me të, nuk u ndjenë për asnjë çast të vetëm për përgjimet skandaloze që do të rrëzonin çdo qeveri në çdo vend të botës ku demokracia nuk është thjesht një datë takimi një herë në katër vjet, por një kërkesë llogarie e vazhdueshme ndaj së cilës duhet marrë përgjegjësi çdo ditë. Madje nuk guxuan as të thonë që të paktën personat e përfshirë në këto skandale, moralisht nuk mund të jenë pjesë e establishmentit që qeveris vendin. Ashtu si Saimir Tahiri, edhe ata e kaluan gjithë këtë turp kombëtar me një “mos e rruaj”. Të njëjtët nuk folën edhe kur droga mbuloi vendin, edhe kur qeveria u kap me presh në duar në afera korruptive, edhe kur kriminelët hynë në parlament e bashki, edhe kur banditët emëronin deputetë e drejtorë. Si mundësi të vetme për të mbuluar nënshtrimin apo shërbimin e tyre, kanë sulmin ndaj opozitës dhe krahasimin me të shkuarën.

Mirëpo kriza e 30 qershorit nuk është shkaku që po na kërcënon demokracinë tonë, por pasoja e përdhunimit sistematik të saj, përpara syve të të gjithëve. Justikimi i këtij përdhunimi mund të manipulojë emocionet e militantëve me fabulën e shpifur të armikut të brendshëm e të jashtëm, me frontin e të keqes që e ka halë në sy Shqipërinë rilindase e broçkulla të tjera, por nënshtrimi ndaj tij po bëhet një realitet që mund ta çojë vendin drejt një rruge të panjohur.

Këtij vendi, për fat të keq, nuk i kanë munguar asnjëherë skuadronet e gatshme që brohorasin pushtetin edhe kur ai marshon qorrazi drejt humnerës. Që flasin për pushtetin e popullit, për mbrojten e ligjit e të rendit, ndërkohë që ata që janë në majë të tij i përdorin ato si llastikun e brekëve që zgjerohet bashkë me diametrin e barkut që trashet. Kështu u borhorit dhe u justifikua një regjim barbar si ai i Hoxhës, kështu u fol për ligj e procedura kur pushteti i Berishës arrestonte liderin e opozitës, burgoste gazetarë dhe shkonte kokëfortë drejt procedurës kushtetuese për t’u rizgjedhur president. Kështu po flitet edhe tani, kur një kupolë ka marrë në duar krejt pushtetet dhe ndan votat e qytetarëve me policë, trafikantë e qeveritarë, e që u dashka respektuar deri në fund për hir të proceduarve demokratike.

E në të gjitha këto raste, adn-ja jonë e deformuar nuk na ka drejtuar drejt përballjes me të keqen, por drejt justifikimit të saj, pranimit e më pas nënshtrimit. Nga këto cikle të errëta të udhëtimit tonë duket qartë se shumë pak kemi nxënë. Ata që mendojnë ose bëjnë sikur besojnë se në 30 qershor duhet votuar për të mbrojtur demokracinë shqiptare, janë shembulli më i mirë për këtë. Fytyrat e tyre në ditën e votimit janë mozaiku i karikaturës tonë demokratike. ©lapsi.al

Të këshilluara

Albania 2019 'Reset Factory'

Pas rreth tre dekadash karikaturë të kapitalizmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucio...

14:20

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

15:30

Pse i thanë ndal negociatave me Shqipërinë?

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve t...

10:15

Lexo “Bild"-in dhe marsho drejt 30 qershorit

Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale....

17:13

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit. Menjëh...

17:01

Mos shko or trim!

Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësis...

13:56

Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si i...

21:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI