Flash

Trump: Do të vendos tarifa shtesë ndaj Kinës nëse nuk arrihet marrëveshja

Lapsi.al 26 June 2019
Trump: Do të vendos tarifa shtesë ndaj Kinës nëse nuk

Nëse nuk arrihet marrëveshja për tregti me Kinën, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të vendosë tarifa shtesë.

“Unë do të shtoj tarifat, masa shtesë, nëse nuk arrihet një marrëveshje”, ka thënë Trump në një intervistë për rrjetin Fox.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së ndonjë pajtueshmërie me presidentin kinez, Xi Jinping, në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara, (G20), që do të mbahet në Japoni gjatë kësaj fundjave. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në tensione tregtare, pas vënies së tarifave nga të dyja palët, dhe dështimit të bisedimeve për arritje të ndonjë marrëveshjeje.

Trump ka thënë gjatë intervistës se Kina e di çfarë i duhet SHBA-së për të funksionuar marrëveshja. Presidenti amerikan ka thënë se nëse Uashingtoni nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje tregtare me Pekinin, plani i tij është është që të zvogëlojë biznesin me Kinën.

I pyetur rreth asaj se kompanitë janë duke zhvendosur prodhimin nga Kina në Vietnam, Trump ka thënë se Vietnami e ka trajtuar SHBA-në edhe më keq sesa Kina.

Të këshilluara

Prag lufte?! Trump kërcënon me zhdukje Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikane” do të “përballet me një...

15:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI