Flash

Butakët që do zvarriten pas Ramës në 30 qershor

Lapsi.al 26 June 2019
Butakët që do zvarriten pas Ramës në 30 qershor

Nga Kim Mehmeti /Shqipëria ishte edhe mbretëri dhe mbeti e braktisur nga Mbreti, që ia vodhi dhe ia morri thuajse të gjitha, duke ia lënë vetëm robërinë, por duke mos mundur t’ia rrëmbejë idealin për liri dhe duke mos mundur ta bëjë të turpërohet nga vetvetja.

Më shumë se katër dekada me radhë, Shqipëria ishte e harruar nga e gjithë bota dhe e jetoi burgun e diktaturës komuniste, por ajo nuk u bë ‘gazi’ i botës, nuk harroi cila ishte dhe nuk kishte pse të turpërohet nga vetvetja.

Dhe sot, tridhjetë vite pas rënies së komunizmit - për dallim nga gjitha vendet tjera postsocialiste të Ballkanit – Shqipëria ende nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Dhe përfundoi si shtet i përshtatshme vetëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen piktorit Kryeministër dhe e pabanueshme për ata që posedojnë portret të qartë individual. Me çka asaj ia morën thuajse të gjitha, e bënë të jetë ‘gazi’ i botës, madje duke e bërë të turpërohet nga vetvetja! Dhe ku Kryeministri shkon në fushatë parazgjedhore i shoqëruar nga mijëra policë, ashtu siç nuk i ka ndodhur as ‘babait’ të narkomanisë - Eskobarit!

Pra, sot Shqipëria është shtet që e jeton ‘diktaturën’ shumëpartiake të ‘rilindësve’, të cilin shtet, Piktori me ambicie diktatoriale, e shndërroi në pronë të veten edhe atë, jo duke i kontrolluar të vërtetat publike, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat për vetveten, duke mos i mbyllur kufijtë dhe duke mos i vrarë në kufi ata që e braktisin shtetin që ai drejton, por përkundrazi: duke i nxitur dhe duke i detyruar të gjithë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin.

Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtonte shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe Piktori, ndërton Shqipëri të banueshme vetëm për ata që i përkulen atij. Andaj edhe nuk ka ndonjë dallim mes diktaturës së Enverit që të vriste kur e kaloje kufirin e Shqipërisë, nga diktatura e Piktorit Kryeministër, që të ‘vret’ pse nuk e kalon kufirin e nuk e lejon atë të ndërtojë shtet vetëm për ‘vëllazërinë’ e kriminelëve të vet.

Dhe kështu pra, pas thuajse tri dekadave ‘demokraci’, Shqipëria e sotme thuajse me asgjë nuk dallon nga ajo e diktaturës komuniste, kur ndërtoheshin përmendore kur të donte dhe ku të donte Xhaxhi Enver, nga kjo e sotmja, e cila i ngjan një lëndine pa pronar, ku ‘rilindësit’, ngrenë nga një kullë ku të duan dhe kur të duan. Pra i ngjanë një vendi që e jeton turpin e vet, duke mos mundur të organizojë zgjedhje të lira edhe pas tri dekadave ‘demokraci’, apo duke organizuar zgjedhje ‘demokratike’ me Kryeministrin rilindës, përndryshe piktor i dështuar, që ka veshmbathje ‘firmato’ që kushtojnë sa prona e tërë një fshati shqiptarë?

Andaj sot, nuk duhet të flitet për atë se çka do sjellë 30 qershori, por duhet të debatohet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që duhet t’i fshehin të vërtetat për ‘rilindësit’ e Piktorit.

E sa i përket 30 qershorit, atë ditë Shqipëria do votojë për turpin e saj. Do votojë pra për vetveten të rënë në duart e Piktorit, i cili i ngriti në ‘vlera’ demokratike paturpësinë, papërgjegjësinë dhe përbuzjen ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë e që i thonë: Zotëri, t’i mundë të dalësh me prapanicën cullak ku të duash e kur të duash, por mos na mbajë për budallenj neve që themi se turpi, ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria, janë bosht i rëndësishëm mbi të cilat qëndron njerëzorja! Dhe që themi se Piktori e bëri Shqipërinë vend ku thuajse është turp të turpërohesh dhe ku hajduti e bardi, krimineli e i ndershmi, i pafytyri e i ndërgjegjshmi..., stehohen nën të njëjtin kulm të institucioneve shtetërore dhe njësoj pasurohen e majmen nga varfëria shqiptare!

Të këshilluara

Ku çalon vendimi i Kolegjit Zgjedhor?

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar (PKU) për çregjistrimin nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Vendimi u mor nga trupa gj...

15:58

Miku im Borchardt, si të përdorën kështu?

Shkas për këtë shkrim u bë telefonata e një miku të vjetër, anëtar i Parlamentit Europian prej shumë vitesh. Ai ka mbajtur disa herë edhe poste ministrore në nj...

18:21

Hartografët nuk bëjnë dot historinë

Serbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Çdo proces, që mund të jetë  i natyrshëm për sa i përket de...

10:16

Si po mbijeton ideja e coptimit të Kosovës

1. Që afro një vit Kosova ka mbetur dhe sillet në një rreth të mbyllur, që nuk di ta përcaktojë askush se çfarë është në të vërtetë, një si gjendje nokdauni,...

21:02

Pse Marksi kishte të drejtë?

Marrja fund e marksizmit do të përbënte lajm të mirë për marksistët ngado. Ata do të fusnin në çantë marshimet dhe piketat, do të ktheheshin në gjirin e halleve...

11:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI