Flash

Nisin negociatat/ Meta: Kur do flasim? Rama refuzon Presidentin: Nuk kam kohë

Lapsi.al 26 June 2019
Nisin negociatat/ Meta: Kur do flasim? Rama refuzon Presidentin: Nuk kam

Presidenti i Republikës Ilir Meta ftoi në takime të veçanta kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Iniciativa e kreut të shtetit ka hasur në refuzimin e menjëhershëm të kreut të mazhorancës që tani bën “të vështirin”.

Kabineti i kreut të shtetit i ka dërguar një letër drejtores së kabinetit të kryeministrit Vali Bizhga ku shkruhet: “E nderuar zonja drejtore, dëshiroj t’ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta mirëpret nesër në datën 27 qershor 2019 në takim kryeministrin SHTZ Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend në çdo orë që ai mundet duke filluar nga mëngjesi herët në orën 05.00 deri në orën 13.00 në zyrën e tij në Presidencë. Ju lutem bëjeni me dije Kryeministrin për sa më sipër” – thuhet në dokument.

Por Rama është përgjigjur në rrjetet sociale duke refuzuar.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama.

Më poshtë keni letrën e dërguar nga Meta dhe përgjigjen e Ramës në Twitter.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS” – thotë Rama pa sqaruar se cila mund të ishte lëvizja e Metës.

Një letër të ngjashme Presidenti i Republikës i ka dëguar edhe kreut të opozitës Basha i cili ka pranuar takimin i cili do të zhvillohet në orën 9.00 të së enjtes. Pas refuzimit të Ramës zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bëri këtë sqarim për mediat.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI