Flash

Nigeri/ 20 persona mbeten të vrarë edhe pas zotimit të presidentit për shtimin e sigurisë

Lapsi.al 26 June 2019
Nigeri/ 20 persona mbeten të vrarë edhe pas zotimit të

Të paktën 20 persona janë vrarë në Nigeri, në një fshat që gjendet në pjesën verilindore të Nigerisë sipas një burimi të qeverisë së këtij shteti.

Ky sulm ndodhi më pak se një muaj pas fillimit të mandatit të dytë të presidentit Nigerian, Muhammadu Buhari, i cili është zotuar se do ta shtojë nivelin e sigurisë në vendin e goditur nga disa konflikte. Në këto përleshje kanë mbetur të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe duket se ato nuk do të përfundojnë së shpejti.

Militantët e sulmuan fshatin Ngamngam të rajonit Borno, afër kufirit me Nigerin, në orët e vona të së hënës. Raportohet se sulmi i tyre ka zgjatur deri në orët e hershme të së martës. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar qeveritar, i cili refuzoi të identifikohej me emër, sepse tha se nuk ka të drejtë të flasë për media.

Bazuar në një burim të autoriteteve të sigurisë, militantët i vranë së paku 20 banorë lokalë në fermat e tyre, ndërsa shumë të tjerë kanë ikur në qytetin e Damasakut.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndonëse burimi i sigurisë tha se përgjegjës për të është grupi famëkeq “Boko Haram”.

Javën e kaluar, sulmuesit vetëvrasës i vranë së paku 30 persona gjatë një sulmi në qytetin verilindor të Kondugas, shkruan “Reuters”

Të këshilluara

Prag lufte?! Trump kërcënon me zhdukje Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikane” do të “përballet me një...

15:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI