Flash

Këshilli i Europës godet 30 qershorin/ Nuk i vëzhgojmë zgjedhjet

Lapsi.al 26 June 2019
Këshilli i Europës godet 30 qershorin/ Nuk i vëzhgojmë

Këshilli i Europës ka anuluar misionin vëzhgues në Shqipëri për shkak të paqartësive në procesion zgjedhor. Në njoftimin e Këshillit të Europës thuhet se misioni vëzhgues nuk do të vijë në Shqipëri edhe prej risqeve që mund të vijnë prej mungesës së sigurisë në zona të caktuara.

Të njëjtën gjë  e konfirmoi edhe Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR . Në një komunikim me “Neës 24”, pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz tha se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme.

Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, shkruan Zëdhënësja e OSBE/ODIHR.

Ky vendim është një goditje e rënëdë për zgjedhjet moniste që po përgatitet të zhvillojë Rilindja pa kandidatë alternativë. Pavarësisht se KiE ka gjetur një justifikim për ti ruajtur faqen qeverisë, duke thënë se disa zona janë të pasigurta, kur ata marrin pjesë edhe në monitorimin e zgjedhjeve në vende që janë në luftë, si psh në Shqipërinë e vitit '97, vendimi i tyre e dërrmon legjitimitetin e këtyre votimeve.

Kjo ka bërë që një për një kohë të gjatë përfaqësuesit e qeverisë që janë informuar më përpara për këtë vendim të mbeteshin pa tekst dhe të mos bënin asnjë deklaratë publike.

Në të kundërt, opozita ashtu sikurse pritej ka thërritur fitore. Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike deklaroi se tërheqja e Këshillit të Europës është sinjali i parë që 30 qershori nuk është i ligjshëm. ‘Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri" deklaroi ai.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI