Flash

Humbja në zgjedhjet e Stambollit, Erdogan: Do nxjerr mësime nga mesazhi i dhënë nga populli

Lapsi.al 26 June 2019
Humbja në zgjedhjet e Stambollit, Erdogan: Do nxjerr mësime nga

Në daljen e parë në publik pas humbjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në zgjedhjet e përsëritura lokale për Stambollin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të nxjerrë mësime nisur nga “mesazhi i dhënë nga populli”. Duke iu drejtuar deputetëve të AKP-së në Parlament, Erdogan  uroi sërish kandidatin fitimtar të opozitës, Ekrem Imamoglu, i cili arriti të grumbullonte 54.21% të votave, kundrejt ish-kryeministrit Binali Yildirim, me vetëm 44.99 % të mbështetjes së votuesve.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës i dhanë fund sundimit 25 vjeçar të AKP-së dhe të Erdogan në Bashkinë e Stambollit, kryeqendra e jetës ekonomike turke.

Zgjedhjet e përsëritura të Stambollit u mbajtën pasi partia qeverisëse e kundërshtoi rezultatin me pretendimin e parregullsive. Pas kërkesave për rivotim, Komisioni Zgjedhor anuloi rezultatet dhe mandatin e Imamoglu pas 18 ditësh, i cili kryesonte me një rezultat të ngushtë ndaj Yildirim.

 

Të këshilluara

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem

Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius këtë javë, çka potencialisht mund të shënojë rekord të temperaturës më të lartë në muajin qershor...

15:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI