Flash

Frederiksen: Kryeministrja më e re në historinë e Danimarkës

Lapsi.al 26 June 2019
Frederiksen: Kryeministrja më e re në historinë e Danimarkës

Social-demokratja, Mette Frederiksen, pritet të emërohet sot kryeministre e Danimarkës, më e reja në moshë në historinë e këtij shteti, pas arritjes së një marrëveshje të së majtës e cila synon t’i shkojë deri në fund çështjes së mjedisit dhe sigurimeve shoqërore, duke zbutur politikën migratore të vendit skandinav.

Frederiksen, 41 vjeçe, arriti të fitojë përballë liberalit Lars Lokke Rasmussen, në aktivitete të interesit publik në periudhën mes viteve 2009 dhe 2011 dhe nga viti 2015, në sajë të mbështetjes së Partisë Popullore Daneze (DF).

Kjo parti euroskeptike dhe anti-emigracion, që po punon që prej fillimit të viteve 2000 për politikën kufizuese pritëse të shtetasve të huaj në Danimarkë, humbi në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, duke e privuar qeverinë e qendrës së djathtë nga mbështetësja e saj kryesore në Parlament.

Emigracioni në nivelin më të ulët ka arritur tashmë të marrë konsensusin e palëve, përveç ekstremit të majtë, ndërkohë që danezët masivisht janë pro BE-së./ATA

Të këshilluara

Prag lufte?! Trump kërcënon me zhdukje Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikane” do të “përballet me një...

15:15

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI