Flash

Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në NATO deri në dhjetor

Lapsi.al 25 June 2019
Stoltenberg: Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, do të përmbyllet deri në dhjetor të këtij viti, në mënyrë që vendi të mund të bëhet anëtar fuqiplotë i NATO-s, gjatë samitit të ardhshëm në Londër.

“Ratifikimi i protokolleve nga ana e vendeve anëtare të NATO-s po zhvillohet shumë shpejt. Për përfundimin e një procesi të tillë, si në rastin e Malit të Zi, është dashur një vit. Nuk më përket mua të flas për shpejtësinë me të cilën ratifikohet protokolli, mirëpo do të ishte shumë mirë që procesi të përfundojë deri në dhjetor kur do të mblidhen udhëheqësit e NATO-s në Londër”, tha Stoltenberg.

Maqedonia e Veriut përshpejtoi anëtarësimin në NATO, pas zhbllokimit të procesit nga ana e Greqisë, e cila nuk pranonte të hapë rrugën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me emrin.

Marrëveshja historike mes dy vendeve u arrit më 2018, dhe parlamentet e të dyja vendeve e miratuan atë duke mundësuar ndryshimin e emrit, nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut.

Të këshilluara

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem

Franca pritet të përballet me temperatura mbi 40 gradë Celsius këtë javë, çka potencialisht mund të shënojë rekord të temperaturës më të lartë në muajin qershor...

15:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI