Flash

Pikat kryesore të mesazhit të Metës/ Pse nuk bie 30 qershori?

Lapsi.al 25 June 2019
Pikat kryesore të mesazhit të Metës/ Pse nuk bie 30 qershori?
Presidenti i Republikës u shfaq në një konferencë shtypi që në tetë të mëngjesit për të kundërshtuar një vendim kontrovers të Kolegjit Zgjedhor dhe për të thënë se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nuk preket nga ky vendim. Dje kolegji zgjedhor i përbërë nga  Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj shqyrtoi kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar, të Idajet Beqirit bërë ndaj KQZ që nuk donte ta ç’rregjistronte nga zgjedhjet. Ajo e kishte kërkuar këtë ç’rregjistrim me pretendimin se presidenti ka shpallur mosmbajtjen e zgjedhjeve. Lexo më tej: Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s'ka të drejtë, në 30 qershor ka zgjedhje Pikërisht për të arsyetuar se kjo manovër nuk e cënon aspak dekretin e tij, Ilir Meta mbajti sot një konferencë shtypi. Argumentat e tij ishin: 1)Kolegji Zgjedhor nuk mund ta shqyrtojë dekretin presidencial sepse këtë tagër nuk ia njeh kushtetuta. Presidenca gjithmonë ka mbrojtur tezën se nëse ky dekret atakohet për të mund të japë vendim vetëm Gjykata Kushtetuese. Por ne rastin konkret ajo është jashtë funksionit. 2)Kolegji zgjedhor as nuk e ka thirrur presidencën si palë në process, prandaj vendimi i tij nuk ka fuqi mbi dekretin e presidentit. Ai qëndron dhe ne 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje të ligjshme. 3)Kolegji Zgjedhor ka zgjidhur një konflikt vetëm mes dy palëve, partisë Uniteti Kombëtar dhe asaj që meta e etiketoi si organizata socialiste në KQZ, pra nese duhet çrregjistruar apo jo forca e Idajet Beqirit nga KQZ-ja.

Andi Bushati:Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

Pasi dha këto argumenta juridikë, kreu i shtetit tha se po e bënte këtë sqarim si kundërpeshe ndaj dezinformacioneve të shpërndara në media që duan të ngrejnë një operacion propagandistik. Ai kaloi edhe në konsiderata më personale gjatë pyetje përgjigjeve me gazetarët kur e konsideroi KQZ e gjymtuar si një “organizatë socialiste” dhe kur e etiketoi procedurëne  ndjekur deri në kolegjin zgjedhor si një truk juridik. Meta theksoi vendimi i marrë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj “nuk mund të prodhojë një efekt juridik qoftë për dekretin qoftë për zgjedhjet”. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI