Flash

Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar

Lapsi.al 24 June 2019
Pesë gjykatës kamikazë, një provë më shumë se
Të gjithë skeptikët që kanë pasur dyshime nëse opozita duhet të bojkotonte apo jo zgjedhjet lokale me Edi Ramën, sot e kanë marrë një përgjigje më shumë. Atë ia kanë dhënë pesë kamikazë të Kolegjit Zgjedhor që kanë mbi kokë kosën e reformës në drejtësi, njësoj si Arta Marku apo Donika Prela që nuk hetojnë dot narkotrafikantët që vjedhin vota. Këta të pestë, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, vendosën këtë të hënë se dekreti i Kreut të Shtetit për anullimin e 30 qershorit si datë zgjdhjesh është i pavlefshëm. Por, më qesharak sesa vendimi që morën është mënyra si ata u përdorën për të mbërritur deri aty. Pasi Ilir Meta plasi bombën e anullimit të zgjedhjeve, pasi dekreti i tij hyri në fuqi kur u botua në Fletoren zyrtare, Rilindjes që nuk tërhiqej nga zhvillimi i zgjedhjeve moniste, i duhej një shteg ligjor për të shpëtuar. Për këtë shërbeu partia pa anëtarë e famozit Idajet Beqiri. Ajo i bëri një kërkesë KQZ-së gjoja për tu ç’rregjistruar nga zgjedhjet pas dekretit presidencial. KQZ sipas planit i’a hodhi poshtë. Dhe nga një përdorimsh Beqiri mori vlerë dy përdorimshe sepse iu drejtua Kolegjit Zgjedhor, në mënyrë që ti jepte mundësi Edi Ramës për t’u justifikuar se një gjykatë e hodhi poshtë moslejimin e zgjedhjeve. Dhe ngjau pikërisht ashtu sikurse Lapsi.al e kishte parashikuar se do të ndodhte që në 13 qershor (lexo linkun poshtë). Kulisat/ Tentativa e Ramës për të rrëzuar në Kolegjin Zgjedhor dekretin e presidentit Pra, partiza e Beqirit i shërbeu kombit duke zgjidhur krizën më të madhe kushtetuese që ka kaluan ndonjëherë Shqipëria. Ata pesë gjykatës, duke marrë përsipër të mos lejonin ç’rregjistrimin e “Unitetit…” nga gara i shpëtuan fytyrën dhe lundrimin në paligjshmëri Edi Ramës. Për ata gjyqtarë nuk ka aspak rëndësi argumentimi juridik që kanë zgjedhur, i rëndësishëm është përdorimi politik. Sepse ata u bënë pjesë e një makinerie të skicuar në zyrën e kryeministrit, për mënyrën se si fushata do vazhdonte në mënyrë të paligjshme, se si KQZ do sillej si një bandë që interpretonte dekretet presidenciale, se si do futej në lojë Idajet Beqiri, se si shfaqen e tij do ta vazhdonte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për të mbyllur në fund historinë në Kolegjin Zgjedhor. Pra, Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, nuk bënë asgjë më shumë sesa ajo që tha Edi Rama vetëm një minutë pasi u njoh me dekretin e Metës: ai është i pavlefshëm dhe presidenti duhet shkarkuar. Në këtë kuptim, ata janë disa mjeranë që tremben për vendin e punës, me të cilët nuk ia vlen të merresh. Fabula e tyre ka rëndësi për tjetër gjë. Ajo ka rëndësi për të na dëshmuar se deri në ç’pikë e ka kapur për gryke shtetin Rilindja.

Parodia e Kolegjit Zgjedhor/ Meta s’ka të drejtë, në 30 qershor ka zgjedhje

Ndryshe pse PS do ta vazhdonte fushatën kur së paku formalisht dhe përkohësisht ajo ishte pezulluar me ligj pas dekretit të Metës? Ndryshe pse KQZ do të sillej aq politikisht duke u shtirur se ky dekret ishte i pavlefshëm? Ndryshe policia pse do të zbatonte urdhrat partiakë, se zgjedhjet do të zhvillohen me çdo çmim, pavarësisht nga rezervat e bashkive të drejtuara nga opozita? Le të supozojmë për një moment se dekreti i Metës ishte antikushtetues dhe në tejkalim të kompetencave presidenciale. Le të supozojmë se ai mund të rrëzohej, jo ekskluzivisht nga gjykata kushtetuese që mungon, por nga kolegji apo gjykata administrative… Por përsëri dalim tek pyetja: pse asnjë organizëm shtëtëror nuk priti qoftë dhe vendimin e këtyre gjykatave minore? Përgjigja është e thjeshtë: se ato e dinin paraprakisht vendimin që do të merrej. Në ç’do autokraci nuk ka vend për surpriza. Edhe Kolegji Zgjedhor i kësaj të hënë këtë vërtetoi. Ai dëshmoi se pushteti e ka shtrirë në arkivol shtetin. Dhe qoftë edhe vetëm për këtë bojkoti i opozitës ishte tejet i vlefshëm. Për të na treguar se deri ku mund të zhyten duart në krim. Për të na bindur se si sillen banditët kur ua lë fushën bosh: njësoj si grabitësit me maska përpara kasafortave të hapura të një banke. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Organizata e Rilindjes duhet të shkrihet

Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgji...

15:30

Pse i thanë ndal negociatave me Shqipërinë?

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për një datë konkrete për hapjen e bisedimeve t...

10:15

Lexo “Bild"-in dhe marsho drejt 30 qershorit

Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale....

17:13

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit. Menjëh...

17:01

Mos shko or trim!

Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësis...

13:56

Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si i...

21:23

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI