Flash

Përsëriti zgjedhjet, por Stambolli i jep goditjen finale Erdogan

Lapsi.al 23 June 2019
Përsëriti zgjedhjet, por Stambolli i jep goditjen finale Erdogan

Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekrem İmamoğlu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në zgjedhjet e 31 marsit Ekrem İmamoğlu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Këtë diel u rivotua në Stamboll dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. kur janë numëruar mbi 99% e fletëve të votimit gjithçka është e qartë.

Kandidati i opozitës Ekrem İmamoğlu ka korrur një fitore tjetër këtë herë edhe më të thellë duke marrë 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada. Në këtë qytet, Erdogan ka qenë kryebashkiak për disa mandate dhe humbja e tij do të ishte akoma më e rëndë pas fitores së opozutës në Ankara dhe disa qendra të tjera të rëndësishme të Turqisë.

Menjëherë pas daljes së rezultateve, Binali Yıldırım, kandidati i AKP e pranoi humbjen dhe përgëzoi publikisht kundërsjtarin.

“Aktualisht, kundërshtari im Ekrem İmamoğlu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese", - tha Yıldırım në një konferencë për media në selinë e partisë së tij në Stamboll, citon Anadolu Agency.

“Zgjedhje do të thotë demokraci. Këto zgjedhje treguan edhe një herë se demokracia në Turqi funksionon në mënyrën më të mirë", - deklaroi Yıldırım.

Ka dalë para mbështetësve dhe gazetarëve edhe Ekrem İmamoğlu. Ai falënderoi qytetarët e Stambollit për “mbrojtjen e traditës demokratike”.

“Pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve të sotme në Stamboll është kontributi që do të kenë në demokracinë e Turqisë. Uroj që rezultati të jetë në dobi për shtetin tonë dhe Stambollin”, - tha İmamoğlu duke folur për mediat në Stamboll.

Kandidati i opozitës turke tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është një fitore, por "një fillim i ri për qytetin". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI