Flash

Rrëzimi i dronit amerikan, Trump: Ishim gati për goditje ndaj Iranit, por u tërhoqëm për një arsye të fortë

Lapsi.al 21 June 2019
Rrëzimi i dronit amerikan, Trump: Ishim gati për goditje ndaj Iranit,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se kishte hequr dorë nga plani i ndërmarrjes së një goditjeje ushtarake ndaj Iranit, për arsye se një kundërpërgjigje e kësaj natyre ndaj rrëzimit të dronit amerikan prej Teheranit zyrtar, do të shkaktonte vdekjen e një numri të madh njerëzish.

Në një sërë postimesh në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Trump tha se pas shkatërrimit të dronit amerikan nga një raketë iraniane tokë-ajër, sanksionet ekonomike ndaj Iranit do të shtohem. I dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, në një vizitë në Arabinë Saudite u shpreh se është e rëndësishme të bëhet gjithçka për të qetësuar gjendjen. “Diplomacia jonë nuk i jep të drejtën Iranit që të përgjigjet me forcë ushtarake dhe Irani duhet t’i përgjigjet diplomacisë sonë me diplomaci, jo forcë ushtarake”, tha Hook.

Kreu i Divizionit të Hapësirës Ajrore të Gardës Revolucionare iraniane, Amirali Hajizadeh, mohoi pretendimin e palës amerikane për mosdijeni të sulmit, duke thënë se Teherani kishte dërguar dy sinjale paralajmëruese 10 minuta para se të lëshohej raketa. “Ata që kontrollonin dronin, i dëgjuan paralajmërimet por nuk u kushtuan vëmendje. Duke pasur parasysh se droni kishte shkelur kufijtë tanë, ai u vu në shënjestër nga raketa tokë-ajër e divizionit ajror të Gardës Revolucionare dhe u godit”, tha Hajizadeh. Por, Uashingtoni zyrtar këmbëngul se droni gjendej mbi ujra ndërkombëtare.

Vendimi i Trump për t’u tërhequr nga goditjet ushtarake ndaj Iranit, ka shmangur një konflik të mundshëm të armatosur, që do të përfshinte pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI