Flash

Maqedoni e Veriut/ Formatimi i kabinetit qeveritar, Zaev dorëzon në Kuvend propozimet e tij

Lapsi.al 21 June 2019
Maqedoni e Veriut/ Formatimi i kabinetit qeveritar, Zaev dorëzon në

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për emërimin e 8 ministrave të rinj. Burime nga qeveria nuk kanë bërë ende të ditur nëse në mesin e titullarëve bëjnë pjesë edhe zëvendësministra, por kanë siguruar se me t’u miratuar propozimet e kreut të qeverisë nga organi ligjvënës, opinioni publik do të njihet me emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit.

Zaev ka njftuar gjithashtu edhe për emërimin e 20 drejtorëve të rinj, por deri më tani nuk ka asnjë emër zyrtar, krahas spekulimeve në raportimet e mediave. Megjithatë, mësohet se do ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku, do të emërohet në ministrinë e re për Sistem Politik, duke u zëvendësuar nga Naser Nuredini i BDI-së. Ndërsa, nga radhët e LSDM-së, pritet të përzgjidhet një ministër i ri i Bujqësisë.

Ndërkaq, në fillim të javës së ardhshme, është parashikaur të votohet kabineti i ri qeveritar.

 

Të këshilluara

Vdes në gjykatë ish-presidenti i Egjiptit

Mediat shtetërore të Egjiptit kanë raportuar se ish-presidenti i këtij shteti, Mohamed Morsi, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë. Sipas tyre, ai fillimis...

18:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI