Flash

Rrjedhja/ Rama po braktiset edhe nga të vetët për 30 qershorin

Lapsi.al 20 June 2019
Rrjedhja/ Rama po braktiset edhe nga të vetët për 30 qershorin

Nuk ka mendje normale dhe personalitet të pa kapur që nuk e kupton se në këto kushte dhune, në kuadrin e dekretit të pa shfuqizuar të presidentit dhe në prag të një përplasje civile, përmasat e së cilës zor se mund të parashikohen, Shqipëria s'mund të zhvillojë zgjedhje lokale në 30 qershor. Aq më tepër nëse flitet për votime një partiake dhe ku në gjysmën e zonave mungon një kandidat alternativ.

Të yshtur nga gjendja aktuale, në një mendim të tillë kanë arritur edhe figura të opionionit publik që kanë shprehur një mbështetje konstante për Edi Ramën këto gjashtë vite. Kështu, Carlo Bollinio, botuesi i Shqiptarja.com,  thotë se nuk ka sens që Edi Rama të vijojë të këmbëngul dhe ta konsiderojë 30 Qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet.

 

“Luan me zjarrin kryeministri Edi Rama, i cili, në emër të Kushtetutës, këmbëngul ta konsiderojë 30 qershorin si datën e vetme të mundshme për të zhvilluar zgjedhjet vendore. Por parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile:Përplasjet e fundit tek ambjentet e KZAZ-ve midis policisë së shtetit dhe policive të bashkive të djathta duket se është vetëm fillimi i një përplasjeje më të gjerë, që mund ta ketë pikën kulminante më 30 qershor, por që mund të vazhdojnë edhe më tej. A ka sens qe Rama të këmbëngulë kaq shumë? Dhe, a nuk është më logjike të hiqet dorë nga 30 qershori në emër të çtensionimit dhe thjesht të pretendohet nga presidenti të dekretojë një tjetër datë, duke lënë që, eventualisht, të jetë kreu i shtetit ai që do të gabonte, në rast se nuk e vendos? -shkruan ai në një editorial të titulluar: "të gjithë po luajnë me zjarrin" (lexo këtu).

Pas nuk ka mbetur edhe Mustafa Nano i cili rrëfen se ka dashur të mbajë një qëndrim editorial në emisionin e tij "Provokacija", porse e ka fshirë atë minutat e fundit kur ka para protestat e dhunshme të opozitës. E megjithëatë edhe mendimi i Nanos, autorit të shprehjes: 'të gjithë qelbësirat bashkë për të rrëzuar Berishën", do të kishe qenë ky: "Aty hidhja idenë se në këto rrethana nuk do të ishte mëkat që të merrej në shqyrtim ideja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Duke tentuar një negociatë me palën tjetër" (Lexo këtu).

Nga një largësi më e madhe që i lejon luksin për ti parë më ftohtë gjërat, publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi, ka mbërritur në të njëjtin përfundim. Megjithëse i njeh kryeministrit Rama sukseset e mandatit të parë, megjithëse i përmend afërsinë me liderët e botës perendimore që nuk e ka pasur ndonjë udhëheqës shqipëtar më parë, Surroi e konsideron rendjen drejt 30 qershorit si instrument të dhunës shtetërore: "Insistimi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor tashmë tejkalon çështjen e legjitimitetit (të cilin nuk do ta kenë nëse mbahen) dhe u afrohet vijave të kuqe të sigurisë kombëtare.Nëse mospjesëmarrja e opozitës e cungon legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve, insistimi që të mbahen, me gjithë vullnetin e opozitës (dhe çdekretimit të datës nga ana e presidentit) përbën thirrje për zgjedhje me instrumente të dhunës së shtetit. Policia e shtetit, kështu, shndërrohet në palë dhe zhytja e policisë në anime politike është diçka që shqiptarët e njohin e nuk quhet demokraci" thotë ai (lexo këtu).

Pra nuk ka asnjë dyshim, se pavarësisht nga preferencat personale dhe afiniteti politik, nuk po mbetet mendje sado pak e kthjellët që nuk e sheh insistimin për të mabjtur zgjedhje monopartiake në 30 qershor si një herezi kriminale, si një produkt të një mendjeje të sëmurë. Vetëm njerëz të kapur në krim, ose që tentojnë të lëpijnë deri në fund kockat që u lëshion narkoshtetit mund të vazhdojnë të këmbëngulin në këtë herezi të çmendur.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI