Flash

Rita Ora anulon koncertet, shkak problemet shëndetësore

Lapsi.al 19 June 2019
Rita Ora anulon koncertet, shkak problemet shëndetësore

, Rita Ora ka probleme shëndetësore. Për këtë arsye është detyruar të anulojë performancën në koncertin muzikor veror më të madh në Islandë “Secret Solstice”.

Ajo ka njoftuar fansat se mjekët i kanë këshilluar të mos sforcojë veten pasi ka një infeksion në gjoks, i cili duhet kuruar.

Me anë të një postimi në Instastory, Rita u shpreh se është e mërzitur që i zhgënjeu fansat.

“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem.

Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vjen keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”, shkruajti këngëtarja.

Të këshilluara

Gashi tregon kushtin për të dashurën e tij

Gashi ka qenë shumë i zënë kohët e fundit, duke publikuar muzikë të re dhe duke dhënë koncerte ne qytete te ndryshme në SHBA. Por edhe pse fillimi i vitit isht...

17:04

Edona Llalloshi vjen me këngë të re (VIDEO)

Edona Llalloshi vjen sërish me një këngë të re. Këtë herë Edona ka publikuar këngën me titull ‘U bo çka u bo’. Këngës i është realizuar edhe videoklipi, i ci...

15:21

‘Murder Mystery’ , rekord shikueshmërie

Filmi më i fundit i Adam Sandler për Netflix, ‘Murder Mystery’ ka thyer një rekord të madh. Aktori, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me Net...

14:43

Drake publikon klipin e ri (VIDEO)

Së fundmi, reperi ka publikuar dy këngë të reja. Pas fitimit të kampionatit të NBA nga Toronto Raptors, reperi kanadez ka premtuar se do të publikojë dy këng...

14:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI