Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Marrëveshje me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

Lapsi.al 18 June 2019
Marrëveshje me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me

AlbChrome, kompania lider në prodhimin dhe eksportimin e ferrokromit në Shqipëri ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën WorldVisonAlbania.

Në këtë kuadër, AlbChrome do tëmbështesë programin social “Tungjatjeta” në Dibër, me një kontribut financiar prej 8000 eurosh. Ky kontribut do të shkojë në përfitim të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga komuniteti i Rrethit Bulqizë, që do t’i bashkohen grupit të fëmijëve përfitues të njësisë “Tungjatjeta”, Dibër.

Gjithashtu AlbChrome, në suazën e politikave të Grupit Balfin për Përgjegjësinë Sociale, të cilave u është kushtuar gjithnjë një përkujdesje e veçantë nga Presidenti i Grupit, Z. Samir Mane, do ta mbështesë këtë OJQ edhe me 6500 euro të tjera për të sponsorizuar ndërtimin e “Hapësirës zhvillimore” në Bradashesh, Elbasan, nga e cila përfitojnë 380 fëmijë.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome Luan Saliaj tregoi mjaft ndjeshmëri për fëmijët në fjalë dhe e vuri theksin edhe te trajnimi që u duhet bërë kryesisht prindërve tyre, në mënyrë që ata të jenë të informuar dhe të edukuar për tëpatur qasjen e duhur për të miturit me nevoja të veçanta.

“Trajnuesit e fëmijëve kalojnë vetëm një orë në ditë me këta të fundit, ndërkohë qëprindërit kalojnë kohën më të madhe me ta, ndaj duhet që të punohet më shumë me prindërit në mënyrë që ata të jenë në gjendje që të bëjnë të mundur tejkalimin e problemeve të fëmijëve të tyre, çka në mjaft raste ështëplotësisht e mundur” – tha Z. Saliaj.

“1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka një aftësi të kufizuar. 92% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk kanë akses në shërbime. Sot falë bashkëpunimit me AlbChromesh.p.k, ne u japim mundësinë fëmijëve të tjerënë Bulqizë që të bëhen pjesë e “Tungjatjeta…Jetë”, duke i ofruar atyre shërbim të specializuar në shtëpi. Ekipi i specialistëve harton një plan individual zhvillimi për fëmijët dhe për familjet e tyre” - u shpreh sotEljona Boçe Elmazi, drejtoresha e WorldVision për Ballkanin Perëndimor, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Kjo është vetëm një ndër nismat e shumta të Grupit Balfin në mbështetje të komuniteteve dhe njerëzve në nevojë të planifikuara për këtë vit dhe ato në vazhdim.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë tre viteve të fundit dhe kompania ka shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Nën kujdesin e veçantë të presidentit të Grupit Z. Samir Mane, janë të shumta historitë e trishta, të cilat grupi është përpjekur që t’i ndryshojë për mirë.

Kompania po mbështet dhjetëra familje që përballen me vështirësi në punësim, shkollim apo asistencë mjekësore nëpërmjet shoqatave dhe organizatave të ndryshme. Kontributi i Grupit për shoqërinë shqiptare do të vijë duke u rritur progresivisht nga viti në vit.

*artikull promocional

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI