Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Dështimi me negociatat në Luksemburg/ Dy alibitë e Ramës

Lapsi.al 18 June 2019
Dështimi me negociatat në Luksemburg/ Dy alibitë e Ramës

Edi Rama vazhdon lajmeve pozitive për një festë që e ka konsumuar në qershorin e një viti më parë. Pasi ministrat e jashtëm të BE nuk e shqyrtuan sërish hapjen e negociatave me Shqipërinë, kryeministri përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se, shefat e diplomacisë kanë miratuar kalimin te kryetarët e shteteve, të rekomandimit të Shqipërisë, me synim muajin tetor. “Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”,- shkruan Rama. Pra edhe njëherë ai po e lidh dështimin e radhës me arsye jashtë qeverisjes së tij. Në një status të mëparshëm kreu i qeverisë deklaronte: "Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston".

Se ku është rezistenca këtu vetëm kryeministri, që kalon nga një gënjeshtër tek tjetra e kupton. Fillimisht, kur gjendja politike në vend qe më e qetë, ai e lidhte mossuksesin e shkuarjes drejt BE me ekstremistët ksenofobë që diktojnë politikën lokale të vendeve të tyre. Tani, që puna ia do të shajë opozitën nxjerr në planë të parë, makinerinë e baltës, molotovët dhe përgjimet. Shqiperia deshton sistematikisht dhe vetem qeveria nuk ka faj.

Versionin e Ramës për të treguar me gisht përgjimet e fundit si shkaktare të "JO-së" nuk e përkrahu as eurokomisioneri për zgjerimin Johanes Hahn i cili refuzoi ti gjente aty shkaqet e shtyrjes.

Gjatë deklaratës për shtyp pas mbledhjes të ministrave të Jashtëm në Luksemburg, pyetjes së një gazetari se nëse Komisioni ka marrë parasysh krizën politike, përgjimet e BILD dhe bashkëpunimin e qeverisë me krimin në hartimin e progres-raportit për Shqipërinë, komisioneri Hahn iu përgjigj duke folur  vetëm për procesin e vetingut:

“Ata [qeveria] kanë bërë një reformë të thellë në drejtësi dhe t’i fajësosh ata se kanë lënë Gjykatën Kushtetuese me një anëtarë sepse vetingu ka hequr të tjerët është pak e padrejtë.

Nuk mund të injorojmë situatën politike të brendshme dhe kjo ka ndikuar tek disa prej vendeve të BE-së për të mos pranuar hapjen e negociatave.”

Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën sot të kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e BE-së vendosën të shtyjnë për në fund të tetorit marrjen e vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e dha sot në deklaratën për shtyp në mbyllje të samitit, Komisioneri për Zgjerim Hahn dhe Ministri i Jashtëm i Rumanisë, shteti që mban aktualisht presidencën e BE-së.

Samiti dy ditor i ministrave në Luksemburg përfundoi vetëm me një deklaratë për rëndësinë strategjike të intregrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por nuk dha garanci për hapjen e negociatave në tetor. Komisioneri Hahn deklaroi se disa vende të BE-së kanë kundërshtuar fort rekomandimin pozitiv të Komisionit të BE-së për Shqipërinë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43