Flash

Shkrimi i Blid/ Këta janë emrat e socialistëve në përgjim për vjedhjen e votave

Lapsi.al 17 June 2019
Shkrimi i Blid/ Këta janë emrat e socialistëve në

Marrëveshja e fshehtë me krimin e organizuar, blerja e votave, intimidimi i votuesve, intimidimi dhe keqpërdorimi i zyrtarëve të administratës publike në zgjedhje, duket të jetë pjesë e një skeme kriminale të tejhapur që është implementuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, tani në pushtet, jo vetëm në qarkun e Durrësit, ashtu sikurse tregohet në investigimin e përgjimeve nga Anti-Mafia në Shqipëri, të publikuara më parë nga “Bild”. Kjo skemë kriminale është përhapur edhe në qarqe të tjera, siç u provua në rastin e zgjedhjeve në Dibër, në verilindje të Shqipërisë.

Përgjimet e Anti-Mafias, të gjitha pjesë e hetimit të dosjes 184/2016, që ka “ngecur” për tre vjet në Prokurorinë shqiptare, zbulojnë prova tronditëse.

Këto përgjime ekspozojnë sesi kriminelët, oficerët e lartë të Policisë dhe zyrtarët më të lartë të qeverisjes së socialistëve, duke përfshirë këtu kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrin e Energjisë dhe të Infrastrukturës, Damian Gjiknurin, kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kreun e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu- aktualisht kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lezhës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe të tjerë eksponentë të qeverisjes socialiste, janë të përfshirë në blerjen e votave, intimidimin dhe keqpërdorimin e punonjësve të administratës publike, frikësimin dhe pengimin e votuesve të Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Dibër.

Pjesa e parë e këtyre përgjimeve, zbulon sesi një funskionar i lartë në ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, ka ngritur një skemë të qartë dhe stratëgji për blerjen e votave, për pengimin dhe shantazhimin e votuesve. Ai nuk është i vetëm në këtë skemë.

Si pjesë e dosjes investigative 184/2006, Anti-Mafia shqiptare ka zbuluar një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit, Arben Keshi, që tregon se kreu i qeverisë ka qenë në të njëjtën kohë i vetëdijshëm dhe i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Neni 88 i Kodit Zgjedhor në Shqipëri ndalon përdorimin e burimeve njerëzore të administratës publike në zgjedhje. Neni 328/a i Kodit Penal në Shqipëri ndalon pjesëmarrjen në fushatën elektorale të zyrtarëve nga administrate publike (siç është rasti i drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi) dhe gjithashtu ndalon përdorimin e funksioneve publike për të ndikuar në fushatë (Edi Rama), si edhe përdorimin e resurseve njërëzore nga administrate publike. Ligji parasheh një dënim që varion nga 1 deri në 3 vjet burgim për shkeljen e këtyre dispozitave.

Megjithatë, ligji nuke  ka parandaluar kryeministrin Edi Rama për të cënuar objektivat e zgjedhjeve, si edhe as Arben Keshin drejtorin në Ministrinë e Brendshme, si edhe një nga personat kyç të ngarkuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve, për të siguruar vota për PS dhe për ta penguar bërë atë për të arritur qëllimet e paracaktuara, sipas pritshmërive. Gjatë bisedës, Keshi siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Burimi Bild/ Përktheu Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43