Flash

Ledri Vula flet për skandalin e Loredanës

Lapsi.al 17 June 2019
Ledri Vula flet për skandalin e Loredanës

Ledri Vula ka folur për herë të parë për skandalin në të cilin u përfshi reperja shqiptare Loredana Zefi.

Pak muaj më parë Loredana u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me disa akuza për vjedhje parash dhe mashtrim të një çifti zviceran.

Lajmi bëri bujë jo vetëm në Zvicër por edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Loredana u mjaftua me një deklaratë për median ku shprehej se nuk është aspak fajtore dhe nuk ka vjedhur asnjë frangë.

Dhe ja në një intervistë të fundit të reperit Ledri Vula për gazetën zvicerane “20 minuten”, reperi është pyetur edhe për kolegen e tij.

Ai u shpreh se është në dijeni të lajmit të bujshëm nga i cili nuk gëzohet askush. Sipas Ledrit, Loredana është shumë e talentuar dhe kjo gjë që i ndodhi asaj nuk na përfaqëson ne si popull:

“Po jam në dijeni me lajmet, normal kanë bërë bujë edhe te ne. Kurrkush nuk gëzohet për gjëra të tilla që ndodhin. Unë mendoj se është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse kjo është pyetja”, ka thënë Vula.

Më 29 qershor, Vula performon në Festivalin Alba në Zyrih. Ai ka thënë se ndihet shumë i lumtur për këtë pasi për të, Zvicra, është si shtëpia  e dytë.

Të këshilluara

Khloe K, ende mendon për Tristan

Sipas një burimi shumë të afërt me familjen, Khloe ende nuk e ka kaluar “kapërcyer” tradhëtinë. E ndërkohë që Kylie Jenner duket se po përpiqet që ta normali...

13:37

Mira Sorvino: Më kanë ngacmuar seksualisht

Aktorja shumë e famshme Mira Sorvino është një nga personazhet e cila e ka mbështetur gjithnjë ligjin për mbrojtjen ndaj dhunës. Mira ka folur dhe herë të tj...

12:11

Ledio Lako: Jam i pakapshëm nga policia

Ledio Lako, zbuloi dje në “E Diell” se është mision më vete t’ia marrësh shenjat e gishtërinjve. Kjo për shkak se ka një çrregullim që i shkakton djersitjen e d...

09:06

Pas suksesit, vjen 'A quit place 2'

Mes dyshimeve të lëna pezull në kapitullin e parë, “A Quiet Place 2” do t’u mundësojë shikuesve detaje për eventet katastrofike që çuan në ngjarjet e filmit të ...

16:34

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI