Flash

Ledio Lako: Jam i pakapshëm nga policia

Lapsi.al 17 June 2019
Ledio Lako: Jam i pakapshëm nga policia

Ledio Lako, zbuloi dje në “E Diell” se është mision më vete t’ia marrësh shenjat e gishtërinjve. Kjo për shkak se ka një çrregullim që i shkakton djersitjen e duarve, aq saqë kur shkon në gjendje civile, është e pamundur t’i japë shenjat e gishtërinjve.

“Po t’i shikoni duart e mia janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve.”, u shpreh aktori.

Madje, ai rrëfeu një episod gjatë të cilit, grave të gjendjes civile iu desh të mblidheshin të gjitha në dispozicion të tij, sepse makineria e kishte të pamundur të detektonte shenjat e gishtërinjve.

“Kur shkova për të ribërë kartën e identitetit, u mblodhën 6 gra, njëra më thante, një tjetër më fshinte, sërish dilte ‘error’ derisa u detyrova t’i fshija duart në suvane e murit dhe më në fund aparatura njohu shenjat e gishtërinjve”

Ledio Lako është tashmë ndër veteranët e “Portokalli”. Ai ka spikatur me personazhin e Kapos, Tironsit, por edhe  role të tjera.

Javën e kaluar, bashkë me kolegun Florian Binaj ishin të ftuar në “Thumb” ku folën për largimin hipotetik nga “Portokalli”:

Jeta është e çuditshme, ne nesër mund të ikim edhe të dy nga Portokallia!”, u shpreh Ledio.

Binaj dhe Lako luajnë bashkë në shfaqjen teatrale “Tango” me regji nga Artan Imami.

Të këshilluara

Pas suksesit, vjen 'A quit place 2'

Mes dyshimeve të lëna pezull në kapitullin e parë, “A Quiet Place 2” do t’u mundësojë shikuesve detaje për eventet katastrofike që çuan në ngjarjet e filmit të ...

16:34

Ndahet çifti i njohur turk

Dasma e madhe dhe e bujshme që ishte nën vëmendjen e të gjithëve në fillim të vitit, me sa duket po kalon një krizë. Çifti i famshëm turk, këngëtari Sinan Akcil...

16:31

Ditëlindja luksoze e North West

Kourtney dhe Kim Kardashian u bashkuan për të festuar me vajzat e tyre një mbrëmje shumë të madhe të ditëlindjes së përbashkët të shtunën pasdite. Vajza e Ki...

13:14

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI